E rëndë në Fier, i biri qëllon me thikë të ëmën, detajet...

E rëndë në Fier, i biri qëllon me thikë të ëmën, detajet e policisë

68
0
Shares

E rëndë në Fier, një i ri goditi të ëmën me thikë, ndërkohë që u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

”Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Cobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Donika Çobaj, 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”,  njofton policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit. a.b

Update/ Informacion shtesë

Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases Donika Çobaj, falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit Klaudio Cobaj, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY