Rama, konferencë shtypi me homologun holandez: Na ndihmoi skepticizmi i Hollandës

Rama, konferencë shtypi me homologun holandez: Na ndihmoi skepticizmi i Hollandës

44
0
Shares

Holandë, Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte:

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Si fillim do doja ti uroja mirëseardhjen Kryeministrit Edi Rama. Jemi shumë shokë, e njohim njëri tjetrin prej shumë vitesh dhe është një kënaqësi ta kemi këtu mes nesh, për ditëlindjen e tij të 58-të. Kështu që më lejoni t’ju uroj gëzuar ditëlindjen.

Sigurisht, ka qenë vetëm një kohë e shkurtër që kur u pamë sëbashku në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel që shkoi disi. Aty BE-ja, në mënyrë pozitive, ripohoi angazhimin e saj kundrejt rajonit, por po kështu, komentet e Edi Ramës më pas dhe besoj kishte të drejtë, nuk ishte takim i suksesshëm, ne duhet të bëjmë më shumë.

Në të njëjtën kohë, e dimë që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, po punojnë fort për tu bërë anëtarë të Bashkimit Europian dhe Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës. Sigurisht, problemi këtu është me Maqedoninë e Veriut dhe falë përpjekjeve franceze ka pasur një moment të ri në procesin e anëtarësimit që sigurisht ndikon dhe Shqipërinë sepse të dyja,  politikisht së paku, janë të lidhura.

Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që në këtë moment ende po bllokojnë Maqedoninë e Veriut dhe po kështu Shqipërinë në procesin e anëtarësimit dhe propozimi trajton të gjitha shqetësimet e mbetura. Gjëja më e fundit që dimë është që qeveria po i hedh një vështrim pozitiv propozimit dhe shpresojmë fort që edhe në parlament do të ketë mbështetje të gjerë për këtë kompromis.

Më lejoni të them nga ana ime se Bashkimi Europian, në momentin që do të arrihet një kompromis, nuk do ta lërë vetëm Maqedoninë e Veriut. Sapo të kemi një përgjigje pozitive, Komisioni Europian, Këshilli Europian, por edhe udhëheqësit më të lartë të Bashkimit Europian do të jenë shumë të lidhur ngushtë me atë çfarë ndodh me Maqedoninë e Veriut. Këtë angazhim po e bëj sot dhe nuk do ta lëmë këtë proces të kalojë, do jemi mbështetës të tij pas kalimit në parlament me mbështetjen e një shumice të gjerë që të bëjmë të mundur realizimit të hapit të mëtejshëm.

Po kështu, do jetë një shpërblim i drejtë për të gjithë punën e bërë nga qeveria e Edi Ramës vitet e fundit dhe par reformat që ai ka ndërmarrë. Unë i pashë vetë me sytë e mi nëntorin e kaluar kur vizitova Tiranën, kur vizitova Shqipërinë në një vizitë shumë të këndshme.

Natyrisht, Europa është më e madhe se Bashkimi Europian dhe po kështu diskutuam sot këtë nisëm franceze për komunitetin politik europian që nuk është alternativë ndaj anëtarësimit apo procesit të anëtarësimit, por diçka e bashkëlidhur që është një ide më vete, që nuk ka të bëjë me zgjerimin dhe me Bashkimin Europian në vetvete, por ka të bëjë me mënyrën se si ne, në Europë, qofshin vende të Bashkimit Europian, qofshin vende të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë ende e Bashkimit Europian por edhe Norvegjia, Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, si mund të punojmë sëbashku për çështje të cilat duhet të punojmë sëbashku si migracioni, ekonomia në përgjithësi, por gjithashtu edhe përdorimi i avantazhit të lidhjeve tregtare që kemi midis vendeve tona, por edhe me BE-në dhe me vende të tjera jashtë Bashkimit Europian.

Gjithashtu, do diskutojmë sot edhe Ukrainën. Holanda dhe Shqipëria janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ne e vlerësojmë shumë përpjekjen tonë të përbashkët në ndjekjen e llogaridhënies dhe jam po kështu shumë i lumtur që Shqipëria mbështet plotësisht sanksionet kundër Rusisë. Është shumë e rëndësishme të qëndrojmë krah për krah edhe për këtë çështje.

Sigurisht edhe në fusha të tjera ne do të punojmë së bashku. Kemi gjithashtu një shkëmbim tregtar, por në nivel të kufizuar. Po ta shohësh tregtinë në përgjithësi, ne mund të bëjmë më shumë. Natyrisht, jemi mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri dhe dje në Hagë u mbajt dita e biznesit për Ballkanin ku u eksploruan mundësi të reja në fushën e ujit, teknologjisë së informacionit, bujqësisë dhe sigurisht, kemi shumë bashkëpunim në lidhje me sektorin e drejtësisë që është forcuar gjatë këtyre viteve, shërbimi i prokurorisë publike, gjithashtu policisë ushtarake dhe e policisë kufitare kanë punuar me homologë shqiptarë, në fushën kundër korrupsionit dhe rreziqeve kibernetike dhe jemi mjaft të mbresuar nga zhvillimet në Shqipëri dhe duam të ndërtojmë më tej këtë bashkëpunim. Është diçka që do ta diskutojmë sot. Ende një agjendë e plotë na pret Edi.

Për këtë moment, më lejoni t’iu them se bashkëpunimi mes dy vendeve tona është i shkëlqyer, miqësia mes ne të dyve është e jashtëzakonshme dhe e ndjej këtë dhe sot do jetë një mundësipër të ndërtuar më tej mbi këtë miqësi dhe për të vazhduar bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

 

Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit. Është një dhuratë e vërtetë të jesh sot këtu dhe pres me padurim darkën me Markun për ditëlindjen time. Ai është shumë më i ri me vite, por ka më shumë përvojë e është më i mençur.

Ne punojmë sëbashku në samitin e NATO-s dhe falë Markutmendova se theva rekordin e fjalimit më të shkurtër të mundshëm sepse Marku e tha fjalë për fjalë atw çfarë do thojapër Ukrainën, se pse duhet të jemi të shqetësuar dhe pse duhet të ecim përpara. Kështu që, nuk ka asnjë fjalë për t’iu shtuar kësaj.

Në fakt, u bëra xheloz që fjalimin që doja të bëja unë e bëri ai. Megjithatë, thënë kjo, dua të shkoj paksa më tej sa i takon bashkëpunimit tonë dypalësh dhe të shpreh mirënjohjen e vërtetë, jo formale, jo diplomatike për Holandën, për qeverinë holandeze, për kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë që në fakt, ishte nervozues njëfarë kohe derisa e kuptuam se për çfarëishte. Me mbështetjen e tyre reale në terren, përmes një programi të quajtur “Matra”, i cili ka bërë ndryshimin në çuarjenpërpara të reformës sonë në drejtësi, që praktikisht ka forcuar po kështu marrëdhënien tonë sepse në fund të fundit, ne kuptuam se Holanda ishte serioze lidhur me kriticizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi se ne ishim seriozë në përmbushjen edetyrimeve tona.

Nga ana tjetër, falë këtij raporti dypalësh, ne shohim më shumë nga Hollanda në vendin tonë. Hollanda tashmë renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri. Kemi Shell-in sigurisht dhe me shpresë presim me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër falë një eksplorimi mjaft intensiv që Shell po bën në vendin tonë. Në qoftë se do jetë kështu, atëherë do kemi për të festuar, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë rajonin në këto kohë të vështira për energjinë dhe për burimet e reja.

Në të njëjtën kohë, presim me padurim të shohim të materializuar e të vazhdojë bashkëpunimi midis aeroportit të Tiranës dhe Schiphol, ashtu siç po shohim dhe po presim me padurim për zhvillimin e një projekti të ri të portit të ri tregtar dhe ushtarak të Shqipërisë, që është konceptuar dhe projektuar nga Royal Haskoning, një nga ekselencat holandeze.

Më tej, i jam shumë mirënjohës personalisht Markut për përpjekjet e tij serioze dhe vërtetë bujare për të shtyrë Ballkanin Perëndimor më shumë drejt Europës dhe për të nxitur vërtetë më tej Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërkohë që ne kemi bërë detyrat tona.

Në njëfarë mënyrë, Marku më mësoi që mund ta dashurosh Europën, por duhet të përgatitesh që është një dashuri e ashpër.

Do të ndalem këtu sepse siç e thashë, ai tha atë çfarë doja unë të thoja dhe ndoshta pyetjet do të përplotësojnë këtë konferencë shtypi.

 

Pyetja e parë është për kryeministrin Rutte. Së fundmi ju i keni dhënë mbështetje të plotë bisedimeve për anëtarësim përShqipërisë me BE, por po kështu i keni dhënë mbështetje edhe procesit të Ballkanit të Hapur. Kjo nuk është ende linja zyrtare e vendeve të BE-së apo e vetë BE-së, kështu që si mendoni se do të ndihmojë ky proces rajonin për të ecur më shpejt drejt BE-së?  

 Pyetja e dytë, për kryeministrin Edi Rama. Së pari gëzuar ditëlindjen Kryeministër. Pyetja është si vijon, duke paturparasysh situatën e luftës në Ukrainë aktualisht, procesi i BallkanitHapur është thënë përherë se rajoni i Ballkanit është gjithnjë i rrezikuan nga ndikimi i palëve të treta. Cilat janë shpresat tuaja që Ballkani i Hapur do ti minimizojë këto ndikime duke patur parasysh që Shqipëria dhe Serbia kanë aleatë të ndryshëm strategjikë në proces?

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Për pyetjen e parë, është e vërtetë që ne morëm ca kohë për tju afruar idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësoheshin në Europë,megjithatë nga 2019 e 2020 e kuptuam dhe ramë dakord që ky është hapi tjetër logjik dhe është në fakt diçka e jashtëzakonshme megjithatë situata midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk e ka bërë të mundur hapjen e bisedimevefaktike. Kështu që siç e thashë, shpresojmë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Ajo që përmenda tashmë, komuniteti i  ri politikeuropian është një mënyrë për Europën që të diskutojë edhe çështje të tjera jo vetëm midis vendeve të BE-së por edhe të gjitha vendeve europaine. Nuk është BE që po fton Shqipërinëapo Malin e Zi në këto bisedime apo Norvegjinë. Jemi të gjithë që bëhemi bashkë në mënyrë që të kemi takimin e parë të tëgjitha vendeve të Europës, natyrisht me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë, por nga ana tjetër e të gjithëve së bashku për tu ulur dhe për të diskutuar jo siç bëmë në Samitin e Ballkanit Perëndimor sepse ishte vërtetë e tej zgjatur dhe pak depresive por duke parasysh sesa larg kemi ecur deri tani me Maqedoninë e Veriut, duam të ulemi e të shohim njëri-tjetrin në sy për çështje të interesit të përbashkët dhe siç e thashë jo si alternative ndaj bisedimeve për anëtarësim, por si një gjë që është krah saj. Për nismën Ballkani i Hapur, gjithçka që mund të bëhet dhe Edi Rama është një nga udhëheqësit më me përvojë nërajon dhe e kemi diskutuar gjatë se çfarë po ndodh në rajon, por po kështu edhe brishtësinë ndonjëherë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, mendoj se nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara, është tejet pozitive.

Unë do të përgëzoja dhe do të rekomandoja çdo lloj platforme që bën vendet të diskutojë si diçka pozitive dhe kjo është mënyra për shumë vende të Ballkanit Perëndimor që të diskutojnë çështje të interesit të përbashkët dhe mendoj që ideja është për të ecur në një zonë të lirë tregtare midis vendeve dhe kjo në vetvete do të ndihmojë në mënyrë të jashtëzakonshme për zbatimin e akive të BE-së dhe kjo ndihmon  në mënyrë të jashtëzakonshme kur çelen kapitujt e negociatave. Çka nënkupton që përshpejton procesin e anëtarësimit, por po kështu ndihmon për tu siguruar që tensionet të mos bëhen të papërballueshme. Kjo kërkon lidership, jo se e kam në krah, por po të shihni rajoni për momentin, drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen sot.

 

Kryeministri Edi Rama: Pikë së pari, dua të shtoj se mbështes plotësisht dhe ne jemi plotësisht përkrah idesë së komunitetit të ri politik sepse ndihmon pikërisht për të ngushtuar këtë hendek psikologjik midis nesh si europianë dhe europianëve që janë në Bashkimin Europian.  Nuk ka pikë dyshimi se kjo nuk zëvendëson procesin tonë individual mbështetur në meritë drejt BE-së, por ka për qëllim të krijojë kushtet që ne të bëhemi bashkë kur vjen fjala për sfida të mëdha, të cilat nuk mund të ndahen midis Bashkimit Europian dhe kësaj pjese të Europës që është brenda organizmit të BE dhe që është Ballkani Perëndimor. Bashkimi Europian faktikisht është shprehja e parë gjeografike me kufij të brendshëm e të jashtëm dhe brenda kufijve të brendshëm jemi ne. Për të ardhur në secilin prej vendeve tona duhet të kaloni përmes Bashkimit Europian, tani si mund të mos jemi bashkë kur vjen fjala për kërcënimet e sigurisë, kur vjen fjala për të ndarë informacion inteligjencekundër terrorizmit, kur vjen fjala për ndryshimet e klimës, kur vjen fjala për kriza më të mëdha se ne, si pandemia, si lufta dhe kur vjen fjala, me duhet të them gjithashtu për rininë. Kjo është një platformë që do të krijojë kushtet që politikisht të jemi një dhe më pas kemi vende të ndryshme në këtë shtëpi të madhe.

Së dyti, lidhur me Ballkanin e Hapur, kam folur me Markun dhe kam folur edhe me udhëheqës të tjerë, diçka që e kam thënë edhe publikisht, po. Ballkani është pjesa më e cenueshme e zinxhirit që mund të preket dhe largqoftë, të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Pse? Sepse Rusia ka njëinfluencë të qartë brenda. Ka disa lidhje tradicionale ndaj unë besoj që duhet ta marrim  Serbinë me ne e të mos e lëmë të shkojë nga ana tjetër. Kështu që Ballkani i Hapur ka ndihmuar e po kështu edhe qëndrimi për t’i thënë gjërat, e për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë dhe ky është qëndrimi i duhur. Unë e falenderoj Markun edhe për faktin që theksoi një aspekt dhe do ta përmbyll këtu. Ballkani i Hapur ka të bëjë edhe me krijimin brenda rajonit të një hapësire funksionale të BE-së me katër liritë funksionale të lëvizjes së njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, që është një hapësirë paqeje. Ndaj kjo do të na ndihmojë të jemi, të shihemi e të konsiderohemi po kështu si vende më të pjekura për tu bashkuar me BE-në kur të vijë koha.

Kryeministri i Holandës, Mark Rute: Më lini të shtoj diçka sepse jam dakord plotësisht për komunitetin politik europian dhe nuk e di sepse po e diskutonim në letër, por ideja jonë për sonte është që të kemi një ide të re, të kemi një nismë shqiptare –holandeze që do të jetë pjesë e takimit të parë. Ende nuk e kemi diskutuar këtë, por nuk dua që të largohesh i zemëruar nga ndërtesa.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është muzikë e përgatitur për veshët e mi për ditëlindjen time.

Kryeministri i Holandës, Mark Rute: Në fakt vërtetë më pëlqen shumë që të kemi një nismë të përbashkët shqiptaro-holandeze se si ta drejtojmë procesin sepse përgjithësisht deri tani ka qenë ide franceze dhe është debatuar për orë të tëra në Këshill por nuk është debatuar askund tjetër dhe mendoj se nëqoftëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo është një nismë e BE-së dhe të tjerët do të ftohen, kjo duhet të jetë në nivele të larta megjithatë kjo është diçka që do ta diskutojmë sonte në darkë,por mendoj se do të jetë një ide e shkëlqyer për të pasur një nismë të përbashkët këtu.

 

Për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, a keni një nisje konkrete, një datë të caktuar ndoshta pas disa javësh, pas disa muajsh apo duhet të prisni deri vitin tjetër dhe a jeni optimist duke pasur parasysh dhe protestat e fundit në Maqedoninë e Veriut?

Kryeministri Edi Rama: Dy gjëra, së pari mendoj se është e rëndësishme për të gjithë audiencën këtu. Nuk po flasim për tu bërë anëtarë të BE-së javën tjetër, apo muajin tjetër, apo vitin tjetër. Po flasim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Ajo çka kemi mësuar në këtë proces është që nuk ka të bëjë me një datë. Ka të bëjë me ndërtimin e institucioneve të forta demokratike dhe me ndërtimin e një mjedisi të besueshëm demokratik të një demokracie realisht funksionale. Kështu që në fund të fundit kjo nuk është për Holandën, Gjermaninë, Francën apo Brukselin, është për ne dhe Bashkimi Europian dhe Komisioni Europianështë një burim unik dije i mënyrës se si të ndërtosh një shtet funksional demokratik. Pavarësisht nga data dhe nga koha na duhet thjesht të vazhdojmë të ecim në proces dhe bisedimet për anëtarësim për ne e intensifikojnë këtë transferim dijesh, e intensifikojnë këtë proces ku reformat tona ecin përpara, kuvendet tona shkojnë në një nivel tjetër dhe sigurisht kur të vijë koha do të vlerësohet individualisht për secilin vend nëse janë gati apo jo të bëhen anëtarë. Pra, është një proces që ka të bëjë me dhënien e rezultateve, por në fund të fundit ka të bëjë me ne.Ne e bëjmë për veten dhe Bashkimi Europian është për të na ndihmuar. Asnjë vend jashtë Europës nuk e ka këtë burim të shkëlqyer dije për tu bërë modern, i zhvilluar e demokratik sepse askund tjetër në glob nuk ka një makineri të tillë që të mund të tëjapë njohuritë dhe që po kështu të bëjë për ty monitorimin ashtu si Komisioni dhe askund tjetër në botë nuk ka një Holandë dhe nuk ka si ai që ta bëjë jetën më të vështirë që ti të nxjerrësh më të mirën nga vetja. Pra është kjo dashuria e ashpër.

 

Kryeministër Rutte, a do ta mbwshtesni planin pwr tw ndarwShqiwprinw nga Maqedonia e Veriut nw rast se ata nuk e prnaojnw propozimin francez? Pyetja e dytw pwr ju, pas luftës në Ukrainë a ka ardhur koha për BE-në që të marrë vendimin e rëndësishëm dhe të bëjë të njëjtën gjë që bëri NATO me Finlandën dhe Suedinë?

Për ju, kryeministri Rama, si ndjeheni pasi Shqipëria ka përmbyllur me sukses presidencën e Këshillit të Sigurimit dhe Shqipëria ka treguar se është një partner i besueshëm për BE-në?

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Për pyetjen e parë, kurrë nuk kemi qenë në favor të të qenit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut bashkë. Megjithatë ka një mendim të gjerë në Bashkimin Europian që ato nuk duhet të shkëputen sepse janë bërë shumë gjëra, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, ka ndryshuar dhe emrin. Pra, një pjesë e madhe e kolegëve ka kërkuar që të mbahen sëbashku. Natyrisht ka një optimizëm që Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin francez dhe u bëj thirrje kolegëve të mi të Maqedonisë së Veriut dhe parlamentit të Maqedonisë së Veriut që ta pranojë kompromisin francez sepse mendoj që është një kompromis i drejtë, për të cilin gjithkush fiton dhe humbet diçka, por së paku është një përmbledhje apo një rezultat i drejtë.

Në qoftë se, shpresoj që jo, kjo të mos marrë mbështetjenMaqedonisë së Veriut do ketë më shumë mbështetje në Europëqë Shqipëria të nisë vetë bisedimet për anëtarësim, ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Unë nuk mund ta garantoj këtë, por mendoj që kolegët e mi do ta shohin më pozitivisht faktin që të nisin bisedimet e anëtarësimit veç për Shqipërinë. Le të shpresojmë që nuk do jetë e nevojshme, le të shpresojmë që është momenti që procesi po ecën në drejtimin e duhur dhe që Maqedonia e Veriut po kështu do bjerë dakord me kompromisin francez dhe më pas të gjithë mund të ecim krah për krah drejt të ardhmes.

Për NATO-n dhe Ukrainën, nuk mendoj se është ambicia e Ukrainës të anëtarësohet në NATO dhe ka dhe shumë arsye për të menduar se do ishte shumë e vështirë për të nisur një proces të tillë. Në fakt, ambicia e Ukrainës ka qenë për BE-në jo për NATO-n. Kështu që, nuk është ambicia e tyre ndaj është e vështirë për mua që ta diskutoj, por nëse do deklarohet një ambicie e tillë mendoj që do ketë arsye masive për ta menduar këtë në mënyrë shumë të plotë.

Ideja është nëse BE-ja duhet të marrë të njëjtin vendim siçmori NATO për Finlandën dhe Suedinë, për vendet e Ballkanit Perëndimor, pra për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Në fakt, përgjigja e mëparshme e Edi Ramës është korrekte, që është një proces që kërkon kohë, që është i mbështetur në meritë dhe duke paturparasysh progresin që ka bërë, sidomos Shqipëria, në shumë fusha, jam mjaft optimist sesa shpejt mund të ecë procesi. Megjithatë, i takon vlerësimit të përditshëm të kapitujve që hapen, por është procesi normal i anëtarësimit që kërkon ca kohë.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ishte për mua pyetja por do tështoja që Suedia dhe Finlanda janë një vlerë e menjëhershme shumë e lartë e shtuar për NATO-n sepse kanë të gjithë përbërësit, nga pikëpamja ushtarake dhe po kështu nga pikëpamja e shoqërive të tyre, jo vetëm që të jenë anëtarë të rinj,por anëtarë të rinj ekselentë, që nuk është rasti nëse flasim për Ballkanin Perëndimor kështu siç jemi. Integrimi i plotë dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian nuk është e njëjta gjë sepse nuk nënkupton atë çka nënkupton vendimi për Suedinë dhe Finlandën, por nënkupton të ndihmojë vende si ne, të nxisë vende si ne, t’i bëjë ato të rriten dhe më pas t’i marrë e t’i bëjë pjesë të vetes. Kështu që, kjo është diçka që na duhet më së fundmi ta kuptojmë dhe të ndërgjegjësohemi.

Sa i takon asaj që i përket Maqedonisë së Veriut, jam i bindur që të gjithë në Maqedoninë e Veriut po e ndjekin këtë konferencë shtypi, për shkak të tij, jo për shkakun tim dhe dua të përfitoj nga ky rast për të thënë se Emmanuel Macron, Charles Micheldhe Marku kanë punuar 48 orë për të arritur një propozim final, që trajtonte shqetësimet që kishte Maqedonia e Veriut lidhur me propozimin e mëparshëm francez. Propozimi përfundimtar tashmë është një propozim i ri, rezultat i punës së madhe të presidentit francez, të Charles Michel, Presidentit të Këshillit Europian dhe të Markut që i dha një shtysë, sepse është shumë e rëndësishme që të kuptohej edhe nga ana bullgare që të shkohet në këtë drejtim. Do ishte për të ardhur keq nëse kjo do haste pengesa diku. Nesër në qeveri me shpresë do merret një vendim dhe më pas parlamenti duhet të bëjë pjesën e vet sepse nëse jo, më vjen keq ta them dhe dua që ta dinë, mund të kenë edhe shumë vite të tjera pritjeje sepse askush nuk do dojë të shkojë përsëri pas dhe të rihapë gjërat.

Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, jemi shumë krenarë që jemi atje. Ndodhi që ne u bëmë anëtarë për dy vjet në një kohë që është vërtetë sfiduese dhe ndjehemi të përulur shumë për gjithë fjalët e mira që dëgjojmë për misionin tonë, por nuk kemi asnjë dyshim për qëndrimin tonë. Jemi plotësisht të harmonizuar me BE-në sa i takon politikës së jashtme dhe jemi tërësisht në përputhje me atë çka vendoset në nivelin e BE-së. Kështu që, e kemi të lehtë që të jemi aty nga ana e duhur, sëbashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bashkënismëtarë të dosjes së Ukrainës dhe po këshut, të jemi atje si europianë, krenarë dhe të përfaqësojmë në të voglën tonë, Europën.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Keni bërë më shumë sesa të këndoni këngën e BE-së. Keni qenë kyç për shumë çështje për t’i bërë vendet bashkë, për shkak të cilësisë së diplomacisë shqiptare e po kështu sepse kishit një këndvështrim se si ta bënit. Ne kemi qenë anëtarë të Këshillit të Sigurimit dy vite më parë dhe është punë shumë e vështirë dhe dua të tëpërgëzoj për atë çka keni arritur deri më tani.

 

Kur vjen fjala për çështjen e korrupsionit, Shqipëria ende ka një problem të madh krahasuar me vendet e tjera europiane. A keni folur për këtë sot dhe gjithashtu a e konsideroni që ky është një problem për Shqipërinë kur të bëhet për tu anëtarësuar në BE?

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshme dhe ne po ndihmojmë në proces, me njerëz, natyrisht me këshillat holandeze në Shqipëri se si ta çojmë përpara procesin dhe jam krenar për këtë proces dhe është një gjë që e kemi diskutuar për shumë vite unë dhe Edi Ramadhe më kujtohet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri tjetrin. Megjithatë ende aso kohe po mbanim si të thuash pas në çështjen e anëtarësimit. Megjithatë Shqipëria ka punuar me këtë çështje dhe siç ju thashë kemi qenë të përfshirë me shërbimin e prokurorisë publike, me policinë, me pjesën e ushtrisë kufitare, të gjithë punojnë me homologët shqiptarë. Natyrisht ka një problem të vendeve të tjera për gjyqtar në Shqipëri sepse në fakt është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet të plotësohen këto vende bosh, njerëzit duhet të trajtohen, të shkollohen dhe ne po ndihmojmë për këtë. Natyrisht nuk kemi arritur maksimumin, por edhe këtu në Holandë nuk është se jemi të përsosur, por edhe Shqipëria ende nuk ka arritur ku duhet, por ka bërë hapa të jashtëzakonshme dhe jemi krenarë që jemi pjesë e këtij procesi .

Kryeministri Edi Rama: Nëse mund të shtoj diçka. Nëse nuk do të kishim patur probleme me korrupsionin do kishim thënë tani na duhet të jemi në BE, por ne nuk e themi këtë se jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për tu bërë, s’ka asnjë dyshim dhe kjo është arsyeja që e thashë dhe më parë, që nuk është njësoj si Suedia dhe Finlanda që hyjnë në NATO, sepse ende ka një rrugë të gjatë përpara për tu bërë dhe kjo rrugë e gjatë na shërben ne, u shërben vendeve, u shërben procesit të shtetndërtimit. Kështu që me kohën kemi kuptuar që duhet të jetë kështu!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY