Ky është i riu nga Saranda që humbi jetën këtë mbrëmje nga...

Ky është i riu nga Saranda që humbi jetën këtë mbrëmje nga rrëzimi i kalçetos

131
0
Shares

Armando Kazma, quhet 22 vjeçari që humbi jetën sonte pasi një kalceto në Sarandë u shemb nga stuhia.

Kazma mori plagë të rënda ndërsa po luante me miqtë dhe nuk u mbijetoi dot lëndimeve.

Shumë miq e të afërm kanë shprehur pikëllimin e tyre për të riun që e përshkruajnë me fjalët më të mira.

Mes atyre që kanë postuar me dhimbje janë edhe dy deputetët e PD, Luan Baçi dhe Ina zhupa.

Postimi i Luan Baçit:

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!
Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!
Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!
Nga te gjithe ne Armandua jone!
Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!
Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!
Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!
Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!
Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!

Postimi i Ina Zhupës:
Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurre kete status, dhimbje pafund.

Nje nga djemte me te mire te Sarandes, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.

Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.

Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.

O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.

I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren.

Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY