Nisi sot procesi i regjistrimit të fëmijëve për klasat e para, përmes platformës e-Albania proces i cili mbyllet në 17 korrik.
“Në rast se një prind has në vështirësi, gjatë aplikimit në e-Albania, një fenomen ky që na ndodhi edhe vjet, atëherë stafi I shkollës dhe nëndrejtori I shkollës, që është njëkohësisht edhe administrator i procesit, janë në dispozicion për ta ndihmuar që ta përfundojë në kohë dhe më sukses regjistrimin.”- tha Gentjana Dollija, Drejtoreshë e shkollës “Androkli Kostallari”
Si bëhet aplikimi:
Prindi futet tek portal e-Albania. Në rubrikën “Arsimi” prindi përzgjedh regjistrime për klasën e parë osë për klasën e 10. Pasi identifikohet në e-albania me numër personal dhe me kodin e e-Albania/s, prindit I shfaqet formulari me të dhënat që duhet të plotësojë për të aplikuar për regjistrim. Prindi duhet të përzgjedhë qytetin ku banon, njësinë administrative, rrugën ku banon dhe më pas sistemi gjeneron vetë shkollën, ku prindi duhet të regjistrojë fëmijën.
Në 12 korrik nisin regjistrimet për klasat e dhjeta, proces që zgjat deri në 24 korrik. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/