Dy vëllezër u zunë sot me njëri tjetrin ndërsa njëri qëlloi me armë sot në drejtim të vëllait në një nga plazhet më të frekuentuara të Rradhimës në Vlorë.
Bëhet fjalë për plazhin e njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë ku dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronar të plazhit janë konfliktuar për administrimin e tij.
Beniamini ka shtënë në drejtim të vellait të tij Edison afro 5 herë, raporton report tv.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë ndërkohë që nuk ka pasur të plagosur apo viktima.
“Dëgjuam shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Kisha vajzën me gjithë djalë dhe ka me vrap. Të tjerët u fshehën pas lokalit.’- tha një pushues.
Isha me burrin dhe djalin e nipin. U shqetësuam shumë, dëgjuam krisma. Policia erdhi shumë shpejt, do t’i them burrit të ikim në shpi. Jam nga Kuçova”, u shpreh një turiste për report tv. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/