Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi sot në një konferencë shtypi në Tiranë se do të dorëzojë në SPAK një tjetër padi per inceneratorin e Tiranes. Sikurse tha ajo padia e re përmban dokumente te reja autentike.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/563175462068276/
“Kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë”, tha Kryemadhi.
Në vijim Kryemadhi foli për udhëtimet e Klodian Zotos në kohën e pandemisë edhe pse fluturimet ishin të ndaluara.
“Në auditimin që ne bëmë rezulton që Klodian Zoto ka kryer 30 mln dollarë evazion fiskal. Nga ana tjetër të gjitha biletat e avionit që në periudhë pandemie kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, ndërkohë që në qiellin shqiptar nuk kishte asnjë avion. Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëveprim financiar shit-blerje blerje me kompanitë e inceneratorëve. Në total evazioni fiskal është 189 mln dollarë”, tha Monika Kryemadhi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/