PD dënon vetëçensurën që Edi Rama u imponon gazetarëve, Jola Hysaj:...

PD dënon vetëçensurën që Edi Rama u imponon gazetarëve, Jola Hysaj: Gazetari Muka i shpallur në riedukim nga Kryeministri, akt i papreçedentë

60
0
Shares

PD dënon vetëçensurën që Edi Rama u imponon gazetarëve. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Jola Hysaj tha se gazetari i A2CNN, Klevi Muka i shpallur në riedukim nga Kryeministri, përbën akt të papreçedentë.

Pak muaj më parë Rama shpalli në riedukim edhe gazetaren Ambrozia Meta.

Deklaratë e Hysaj:

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.

Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.

Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY