“Bullizim politik në shkolla”, gjimnazisti Erdi Jorgoni denoncon mësuesit militantë

“Bullizim politik në shkolla”, gjimnazisti Erdi Jorgoni denoncon mësuesit militantë

55
0
Shares

“Bullizim politik në shkolla”, këtë sjellje ka denoncuar sot në foltoren e PD, gjimnazisti Erdi Jorgoni. Ai denoncon mësuesit militantë ndërsa fton bashkëmoshatarët të protestojmë më 7 korrik.

Deklarata e Jorgonit:

Unë jam Erdi Jorgoni, 17 vjeç, nga Durrësi
Jam këtu sot në këtë Foltore për të thënë se do t’i bashkohem protestës së Frontit të Shpëtimit kombëtar më 7 korrik, por jo vetëm kaq.

Vij për të thënë se unë jam një i persekutuar politik.

Edhe pse në moshë të re, edhe pse në vitin 2022, edhe pse në qytetin e Durrësit.

Në gjimnazin ku unë mësoj, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, të mia dhe të familjes, jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik.

Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë.

Kjo vjen për një arsye: më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë.

Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës.

I ftoj të rinjtë durrsakë, dhe nga gjithë Shqipëria, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Kur rrezikohet liria e bindjes dhe e shprehjes rrezikohemi të gjithë.

Rrezikohet Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY