Berisha me shqiptarët e Diasporës: Zhvillimet në Shqipëri dramatike

Berisha me shqiptarët e Diasporës: Zhvillimet në Shqipëri dramatike

39
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët në Diasporë.

Berisha informoi shqiptarët jashtë vendit me zhvillimet dramatike në vend, ku PS kontrollon, pas marrjes së presidentit, 99.9% të pushtetit.

“Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, u shpreh Berisha.

Berisha ngriti disa shqetësime në bashkëbisedimin online me shqiptarët e Diasporës.

Berisha tha se vitin e kaluar, në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje.

Lideri demokrat theksoi se jemi shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, dhe largimi i shqiptarëve vijon dita-ditës.

“Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj.”-tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY