Vrasja në Elbasan/ Berisha: Gazment Bardhi e braktisi Arbër Paplekajn

Vrasja në Elbasan/ Berisha: Gazment Bardhi e braktisi Arbër Paplekajn

62
0
Shares

Lideri demokrat, Sali Berisha, u ndal në konferencën e përjavshme sërish te ngjarja e rëndë e Elbasanit.

“Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet më të rënda kriminale të këtij vendi, ku rezulton se është i implikuar vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu.

Janë të implikuar dy zëvendësdrejtorët. Janë të implikuar prokurorët dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla. Përgjegjësi ka për ngjarjen jashtë çdo dyshimi Gazment Bardhi.

Unë kam një seri statusesh të publikuara. Statuse të cilat vinin në kundërshtim me komunikatat zyrtare të narkoshtetit.

Nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur ta njihte, fliste vetëm fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan në misione të rëndësishme. Kjo përbënte një garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk ishte njeri i pamësuar me armën.

Çfarë doli tani? Doli që në anën lindore të rrugës, karshi tij, ishin tuta revolesh që po qëllonin. Çka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekaj. Ai qëlloi në vetëmbrojtje. Kam shprehur që atë ditë edhe sot, keqardhjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Faktikisht Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj-Xhuvani. Nuk ishte çështja Paplekaj-Xhuvani, aty mund të kishim pasur katër të vdekur.

Mënyra kriminale se si e trajtoi Ardi Veliu, mënyra e turpshme prej dezertorësh e dy nëndrejtorëve të policisë që lanë të zhvillohej një dramë e tillë, ndërsa ishin 10 policë. Mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun, që nuk kishte materiale, që e morën peng atë Grecën.

Pra, është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon moralin e vërtetë të Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të mos ndalej në informacione të shumanshme. Mund të gënjejë policia, por nuk të gënjen Shërbimi Informativ. Por kryeministri donte votat me gjak. Nuk kishte rëndësi që u vra një njeri.

Gaz Bardhin e keni dëgjuar të flasë ndonjëherë? Është në burg Paplekaj. E ngrita disa herë çështjen, ai heshti. Ai ishte në shtabin e Gaz Bardhit. Kishte shkuar atje për të dhe u krijua një komision parlamentar dhe çështja e Elbasanit do hetohej dhe Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetimin e plotë. Por ky është komisioni i vetëm që nuk funksionoi asnjë ditë. E braktisën Arbër Paplekajn,” tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY