Ish pronari te foltorja në PD, Mëniku: Protestoj me 7 korrik për...

Ish pronari te foltorja në PD, Mëniku: Protestoj me 7 korrik për pronat e mia të zaptuara

78
0
Shares

Një ish pronar, Arjan Meniku, nga familje autoktone tiranase, foli sot në foltoren e ngritur te selia e PD. Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekura në sirtaret qeveritare. Protestoj bashkë me familjen time në 7 korrik, tja Meniku.

Deklarata e Mënikut:
Unë jam Arjan Meniku, 52 vjeç, nga një familje autoktone tironsish.

Dal e flas sot nga kjo seli, në vend të babës tim. Ai më la trashëgim pronat, por edhe barrën e kthimit të tyre të zotit, pra familjes sonë.

Për këtë unë do të protestoj më 7 korrik.

Do të jem në shesh edhe për djalin tim që ka emigruar në Gjermani. Nuk dua që pas shumë vitesh, kur unë të mos jem, ai të jetë sërish duke kërkuar kthimin e pronave të Menikëve.

Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekme në sirtaret qeveritare.

Prej 8 vitesh ka një VKM për vlerën e kompensimit, por nuk kemi marrë asnjë grosh.

Gjithë këtë odiese mund ta ilustroj me fjalët që i kam thënë vajzës së Llambi Gegpriftit, që u emërua kryetare e Agjensisë së Kompensimit të Pronave: “si të pres pronat nga ti, kur baba jot m’i mori”.

Ne pronarët jemi shtresë e nëpërkëmbur dhe e rrezikuar e shoqërisë. Kur një person i vetëm është në rrezik e gjithë Shqipëria është në rrezik.

Ju bëj thirrje pronarëve t’i bashkohen Frontit të Shpëtimit Kombëtar dhe PARTISË Demokratike më 7 korrik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY