Foltorja e PD, maturanti Mario Ceca: Ja shqetësimet e mia për të...

Foltorja e PD, maturanti Mario Ceca: Ja shqetësimet e mia për të cilat protestoj më 7 korrik

88
0
Shares

PD vijoi edhe sot foltoren e hapur në selinë e saj. Maturanti Mario Ceca theksoi shqetësimet e tij për të cilat protestoj më 7 korrik bashkë me famijen time.

Deklarata e maturantit:
Unë jam Mario Ceca, 18 vjeç nga Kashari.

Do të jem në protestën e 7 korrikut, për disa arsye që mund të duken gjëra të vogla, por mua më shqetësojnë:

Palestra e shkollës “Sadik Stavileci”, ku unë studioj, përmbytet sa herë bie shi.

Punonjësit e bashkisë kanë ardhur disa here, dhe në vend që t’i vendosin ulluqet, që do ta zgjidhnin problemin, e lyejnë.

Për bashkinë, e rëndësishme është që të duket mirë, jo të zgjidhet situata.

Unë sapo mbarova Maturën, me rezultate të shkëlqyera, dhe dua të shkoj për studime në Holandë ose Angli.

Jo se nuk dua të rri në vendin tim, por a mund të bëhem unë një inxhinier softueri i mire, kur shkolla nuk ka kompjutera?

Xhaxhait tim, për të ndërtuar shtëpinë në fshat, i duhen 10 milion lekë për të marrë lejen.

Këto mund të duken gjëra të vogla, por për mua janë të rrezikshme.

Bashkoju edhe ti protestës, sepse rreziqet tona janë edhe të Shqipërisë! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY