PD përshëndet Samitin e NATO-s, Bumçi: Tani jemi një aleancë edhe më...

PD përshëndet Samitin e NATO-s, Bumçi: Tani jemi një aleancë edhe më e fortë

30
0
Shares

“Samiti i NATO-s”, PD përshëndet vendimet e rëndësishme dhe historike për sigurinë e Evropës dhe botës në Samitin e NATO-s në Madrid.

Anëtati i kryesisë së PD dhe ish ministër i Jashtëm Aldo Bumçi tha se sot jemi një aleancë më e bashkuar, më e qartë, dhe më e fortë.

Deklarata e Bumçit:

Partia Demokratike përshëndet firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, që i hap rrugë antarësimit të dy vendeve nordike në NATO.

Me krenarinë dhe përgjegjësinë e qeverisjes që kurorëzoi anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e mbrojtjes kolektive më të sukseshme të globit, Partia Demokratike përshëndet zgjerimin e Aleancës drejt këtyre vendeve mike e demokratike, të rreshtuara qartë në anën e drejtë të historisë.

Fakti që Stokholmi dhe Helsinki i japin fund asnjanësisë së gjatë, është dëshmi e qartë se, pushtimi rus i Ukrainës është një kërcënim alarmues për të gjithë Europën dhe botën.

Si vend i Ballkanit, ku interesat dhe ndikimi rus janë rrezikshëm të pranishëm, Shqipëria duhet të jetë edhe më shumë e vëmendshme ndaj zhvillime të tilla.

Duke përshëndetur vendimin historik për zgjerimin dhe forcimin e NATO-s, dhe si vend anëtar, u urojmë mirëseardhjen Suedisë dhe Finlandës.

Partia Demokratike mbetet mbrojtëse e palëkundur e arkitekturës së sigurisë euro-atlantike dhe e vlerave të saj të patjetërsueshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY