RISI/ PD ngre foltoren e selisë, fton qytetarët të shkojnë çdo ditë...

RISI/ PD ngre foltoren e selisë, fton qytetarët të shkojnë çdo ditë e të ngrejnë një problem

40
0
Shares

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët, njofton zyra e shtypit të PD.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.

Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY