PD hap selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. Mjekja stomatologe Artemisa Halili mesazh qytetarëve: Do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik. Bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria është në rrezik, deklaroi ajo tek foltorja.
Deklarata e stomatologes Halili:
Pse protestoj më 7 korrik.
Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6 vjecare.
Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror.
Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe Shoqërisë civile me 7 korrik.
Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të.
Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime.
Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin.
Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë.
Për këto pasiguri do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik. Bashkohu edhe ti! Të gjithë bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria është në rrezik! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/