KPK zbardh vendimin për shkarkimin e Prokurorit Arjan Ndoja, ndër akuzat edhe...

KPK zbardh vendimin për shkarkimin e Prokurorit Arjan Ndoja, ndër akuzat edhe miqësia me Gjushin

41
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi vendimin e arsyetuar për shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Në 45 faqe arsyetohen lidhjet e prokurorit Ndoja me persona me precedentë penalë por edhe ish-zyrtarë si me me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe politikanë të tjerë të pushtetit vendorë, dhe lidhjeve me persona të botës së krimit.

Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zbardhen edhe të dhënat e sistemit TIMS për hyrje-daljet e prokurorit Arjan Ndoji nga territori i Shqipërisë. Nga këto të dhëna rezulton se Ndoja  ka udhëtuar disa herë jashtë kufijve të Shqipërisë me persona me precedentë kriminalë.

Në vendimin e KPK, thuhet mes të tjerash se para atentatit me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, prokurori Ndoji ka qenë duke drekuar me disa persona dhe me shtetasin Enver Shaba, ku me këtë të fundit ka udhëtuar edhe jashtë vendit.

Në dosje theksohet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë.

KPK ndër të tjera thekson se prokurori Ndoja ka ushtruar ndikim të paligjshëm duke favorizuar persona me precedent penal.

foto galeri foto galeri

foto galeri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY