Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjëku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do tëzhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid.
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia nëPallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.
https://fb.watch/dXFfsO2EWN/
Ditën e mërkurë, Kryeministri Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.
Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare tëSamitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropëndhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajënjë fjalë përshëndetëse.
Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe tëqeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.
Pasditen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, nëMadrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.
Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytëtë tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.
Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama do tëzhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e SuedisëMagdalena Andersson.
Në përfundim, Kryeministri Rama do të marrë pjesë nëceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/