Flamur Noka: Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë asgjë,...

Flamur Noka: Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë asgjë, por fshehin ngjarjen në Elbasan

59
0
Shares

PD ka komentuar sot se hetinet për ngjarjen e Elbasanit vetëm po e fshehin ngjarjen. Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka tha se policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë asgjë, por fshehin ngjarjen në Elbasan. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

Deklarata e Nokës:

Ngjarja tragjike e prillit të shkuar në Elbasan, ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër: Të vërtetën.

Në përpjekje për të manipuluar dinamikën e ngjarjes, dhe përfshirjen në të zyrtarëve të lartë, Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë gjë, por fshehin. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik.

Nuk është asgjë më shumë se përpjekja e dytë për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit, si në ngjizje, dhe më pas në shtrembërim të provave, i keni sot, ‘lart e më lart’, në zyrat e shtetit.

I keni në personin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Sot, ai i ka ikur detyrës së atëhershme, dhe është graduar zv/ministër i Transporteve, por nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

I keni në personin e Alfred Shehut, prokurorit manipulator të provave të ngjarjes që ‘e fluturoi’ me ngritje nga Elbasani në SPAK.

I keni në personat e Drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilët u bënë pjesë e strukturës inkriminuese dhe kriminale të fshehjes së faktit se në makinën e viktimës kishte materiale zgjedhore.

Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Niredin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë.

Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj.

Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij, i pari që do të ishte thirrur në prokurori do të ishte përgjegjësi kryesor për ngjarjen, Taulant Balla.

Këta janë njerëz të rrezikshëm. Shqipëria është në rrezik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY