Berisha me shoqërinë civile, presion ndaj Berishës të radikalizojë protestën

Berisha me shoqërinë civile, presion ndaj Berishës të radikalizojë protestën

79
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi këtë pasdite një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile. Berisha tha se Rama po e mbyt biznesin ndërsa shtoi se profesionistë të profesioneve të lira do të lënë vendin prej keqqeverisjes së Ramës.

“Klimë e cila, nëse paketa fiskale që ai e avancon, Rama nuk merr parasysh asgjë nga qytetarët, profesionistë të profesioneve të lira do të lënë Shqipërinë.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka prezantuar kauzat e tij në takimin e dytë të Frontit për shpëtimin e Shqipërisë me kreun e PD Sali Berisha.

Kalaja ka theksuar tre mesazhe, ku sipas tij, datë 7 korrik ëshë një datë që duhet të marrë fund protesta me koncesion dhe nga qytetarë aktivistët do të kthehen në luftëtarë.

”Tre mesazhe. Më datë 7 korrik sipas meje ëshë një datë që duhet të marrë fund protesta me koncesion. Kjo është e para. E dyta më datën 7 korrik ne nuk do të jemi më qytetar por luftëtar. Dhe e treta dy kauzat e mia personale janë ‘Të mbrojmë Butrintin shpirtin e kombit tonë’ dhe ‘Për shqiptarët dielli lind në perëndim’, pra jemi kundër minishengenit, duam aleancë me Uashtingtonin dhe Brukselin dhe jo me Moskën dhe Beogradin”, tha Aulon Kalaja.

Gjatë tryezës së organizuar me shoqërinë civile, njëri prej avokatëve të pranishëm ka bëri një pyetje në lidhje me radikalizimin e protestës në 7 korrik.

Avokati tha se nëse protesta nuk do të radikalizohej, atëherë ai personalisht nuk do merrte pjesë dhe shtoi se më mirë preferonte të vdiste nga plumbi sesa nga mungesa e frymëmarrjes.

“Kam marrë pjesë në protesta të tjera dhe kam përfunduar me aspiratior nga gazi lotsjellës i përdorur. Unë preferojë që më mirë të vdes nga plumbi sesa nga mungesa e frymëmarrjes.

Ne i dimë të gjitha, mund të rrijmë 5 orë këtu dhe të dëgjojmë bëmat e kësaj qeverie. Ne duam të dimë se çfarë keni menduar ju për protestën? Nëse policia shqiptare me gjithë ato veglat e tjera do ushtrojë forcë ndaj nesh, çfarë do bëjmë ne? A kemi menduar ta radikalizojmë këtë gjë? Do t’ja vëmë flakën apo jo? Nëse keni menduar të shkojmë atje të hamë gaz, mua nuk më keni për këtë gjë” -u shpreh avokati.

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka deklaruar ditën e sotme se do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 7 korrik. Gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar nga Berisha me personalitete të shoqërisë civile, Liçaj u shpreh se në protestë merrte pjesë për të kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie me çdo kusht.

Mes të tjerash aktori tha se Shqipëria do të hynte në BE me qytetërim të vetin dhe jo me insitucione të tilla.

“Kauza ime është fare e thjeshtë, është Shqipëria. Të gjithë e duam këtë vend. Kauza tjetër kush? Është Shqipëria në Evropë. Nëse ne do të futemi në Evropë, nuk do të futemi vetëm me institucione, por do të futemi edhe me një qytetërim tonin, që është shqiptaria. Këtë e bën arti kultura, shkenca, sporti, media dhe arsimi. Arti forcon dy muskujt më të fortë të njeriut, zemrën dhe mendjen. Jo me kot gjithë demokracitë e mëdhaja investojnë shumë në art. Duke patur një qytetarë të civilizuar mund të ndërtohet një shoqëri moderne.

Unë protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht. U them shqiptarëve që kombet e mëdhenj japin jetën për lirinë, kurse shumë shqiptarë falin lirinë për jetën dhe kjo nuk është e mirë”– tha aktori.

Një pedagog informatike në Elbasan deklaroi në tryezën e organizuar nga Berisha me aktivistë të shoqërisë civile se kryeministri Edi Rama bën mbledhje me oligarkët tek restoranti i Gjergj Lucës ndërsa shtoi se ky i fundit i ka rrëmbyer pronën për ta bërë parking.

Ai u shpreh se do të luftojë deri në fund që në pronën e tij të rrëmbyer nga Luca, të ndërtohet një shkollë për komunitetin apo një kopësht fëmijësh. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY