EMRAT/ Lihen në burg 7 persona të dyshuar për vrasje me pagesë

EMRAT/ Lihen në burg 7 persona të dyshuar për vrasje me pagesë

68
0
Shares

Lihen në burg 7 persona të arrestuar përgjatë operacionit Plumbi i Artë pas dëshmive të Nuredin Dumanit.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim  Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.
2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.
3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

Ndërkohë po sot u mor vendimi edhe për Leonard Palushin . Gjykata e Apelit mbajti në fuqi vendimin e GJKKO. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY