3 shqiptarë u përfshinë në një konflikt me armë zjarri në Bibione, në Venecia të Italisë. Njëri prej është në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm kut një shqiptar rreth 55-vjeç trokiti në derën e një tjetër bashkëkombësi që jetonte në rrugën Vega. 55-vjeçari nxori pistoletën dhe qëlloi 3 herë në drejtim të personit në fjalë, i cili ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes autoritetet ndaluan dy prej shqiptarëve, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.
3 shqiptarët punojnë si kopshtarë në një ndërmarrje një Bibione dhe dyshohet se kishin konflikte për çështje parash, shkruajnë mediat italiane. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/