Media bullgare jehonë deklaratës së ish-kryeministrit Berisha: Problemi është qeverisja e Ramës,...

Media bullgare jehonë deklaratës së ish-kryeministrit Berisha: Problemi është qeverisja e Ramës, jo vetoja

206
0
Shares

Media bullgare i ka bërë jehonë deklaratës së ish-kryeministrit Berisha. Problemi është qeverisja e Ramës, jo vetoja, shkruajnë mediat bullgare.

“Nuk është vetoja e Bullgarisë që ka bllokuar fillimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, por degradimi i demokracisë dhe dështimi i qeverisë së Edi Ramës për të përmbushur kushtet”.

Novinite, një ndër mediat e mëdha në Bullgari, e cila botohet në bullgarisht dhe anglisht dhe synon komunitetin ndërkombëtar dhe botën e biznesit, i është referuar një deklarate të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha në lidhje me tensionin e ditëve të fundit mes dy vendeve, ardhur pas disa deklaratate të kryeministrit aktual Edi Rama. Ky i fundit akuzoi Bullgarinë për ngecjen e negociatave.

Në një konferencë për shtyp, paraadhësi i tij në Tiranë tha të kundërtën, duke theksuar degradimin e demokracisë dhe mosplotësimin e kushteve nga ana e qeverisë shqiptare.

Novinite i referohet Berishës edhe për ato që, sipas tij, janë “provat e lidhjeve të grupeve kriminale me përfaqësuesit kryesorë të Partisë Socialiste, duke filluar nga Rama, askush nuk mund t’i fshehë”.
Një arsye tjetër kryesore, vazhdon Novinite duke iu referuar Berishës, për refuzimin dhe mosndarjen e BE-së nga Maqedonia e Veriut, lidhet me faktin e paprecedentë që Rama shkoi si vasal i Vuçiçit.
Ish-kryeministri i cilësoi skandaloze deklaratat e Ramës.

“Ai trajtoi avokimin e Serbisë dhe qortoi liderët e BE-së që i kërkuan Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë me arsyetimin e një njeriu të kapitulluar. Sipas tij, 80% e serbëve e quajnë xhelatin e kombit ukrainas hero. Nëse e quajnë atë hero, ka vetëm një arsye dhe ajo është Vuçiç”, i referohet novinite kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY