Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht punën e qeverisë deri tani. Thuajse aq janë edhe qytetarët (33,7%) që e vlerësojnë negativisht atë, raporton euronews albania.
Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besueshmërinë e institucioneve në vend, si dhe vlerësimin e tyre për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.
Pyetur mbi fusha specifike të ndryshme, gjysma e shqiptarëve vlerësuan negativisht (50,7%) punën e qeverisë për ekonominë e vendit.
Edhe puna për bujqësinë u vlerësua negativisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (53,8%).
Besimi tek përfaqësuesit ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm, sipas sondazhit.
Sot më shumë se gjysma e shqiptarëve (52,6%) i besojnë Ambasadës Amerikane, të cilës në 2021-shin i besonin vetëm dy në pesë shqiptarë (40,3%). E njëjta rritje e ndjeshme në besueshmëri rezulton për delegacionin e bashkimit Europian (13.2 pikë përqindje) dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi (13.2 pikë përqindje).
Edhe pse me rritje më pak të ndjeshme, edhe vlerësimi për institucionet shtetërore është përmirësuar. Sot, shqiptarët i besojnë pak më shumë qeverisë (3,8 pikë përqindje), policisë (2,8 pikë përqindje).
Edhe besimi tek institucionet e reja të drejtësisë është në rritje për shqiptarët. Mes institucioneve ligjvënëse dhe ekzekutive në vend, rënien më të madhe në besueshmëri, krahasuar me një vit më parë, e ka pësuar opozita shqiptare dhe presidenti.
Ndërsa mes institucioneve të drejtësisë, gjykatat sot besohen më pak nga shqiptarët krahasuar me vitin 2021.
Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor. /euronewsalbania
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/