Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Ukraina me një këmbë në BE, Rusia përshkallëzon agresionin në Donbas

24/06/2022
Zelensky shkarkon shefin e sigurisë së Kharkiv
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Çaushi

Ndërsa lufta në Ukrainë sot ka hyrë në muajin e katërt, vendi përballet me dy anët e medaljes, nga njëra anë Bashkimi Europian miratojë kërkesën e Kievit drejt rrugës së gjatë te pranimit në bllokun prej 27 anëtarësh dhe nga ana tjetër avancimet e ushtrise ruse ne jug lindje të vendit.
Dhënien e statusit të vendit kandidat në BE, si Kievi dhe Brukseli e konsideruan si një “moment historik”. Presidenti Volodymyr Zelenskiy, e përshëndeti menjëherë vendimin e marre te enjten ne mbrëmje, duke thënë: “E ardhmja e Ukrainës është në BE, eshtë një fitore qe kemi pritur për 120 ditë e 30 vjet”, tha ai, duke iu referuar kohëzgjatjes së luftës dhe dekadave që kur Ukraina fitojë pavaresine pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. “Dhe tani ne do ta mposhtim armikun, ” shtoi Zelensky.

Por në terren forcat ruse po bejnë progres të ngadaltë dhe të qendrueshem në Ukrainën lindore pasi kanë nxjerre mesime nga gabimet e bëra gjatë fazave të mëparshme të pushtimit të vendit, duke përfshirë koordinim më të mirë të sulmeve ajrore dhe tokësore dhe përmirësimin e linjave logjistike, por edhe si rezultat i superiorteti të arsenalit ushtarak. Beteja për dy qytete kyçe në Ukrainën lindore po shkon drejt “një kulmi të frikshëm”, thote Oleksiy Arestovych këshilltar i presidentit ukrainas.

Rusia tani kontrollon të gjithë Severodonetsk me përjashtim të fabrikës kimike Azot, ku qindra civile dhe forca ukrainase janë bllokur. Bombardimet e pamëshirshme ruse ndaj fabrikës Azot janë të ngjashme me ato në rrethimin e përgjakshem të uzinës se celikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit, tashmë të pushtuar nga rusët. Për të kuptuar gravitetin e situatës në rajonin e Donbasit mjafton te citojme Presidentin Zelensky 10 ditë më pare: “lufta për qytetin e Severodonetsk mund të vendosë rezultatin e luftës në lindje të vendit”. Fokusi i luftës u zhvendos në lindje në fund të marsit pasi forcat ruse u tërhoqën nga rajoni rreth kryeqytetit Kiev.

Pjesë të mëdha të Donbasit, ku perfshihet rajonet e Donetskut dhe Luhanskut kanë qenë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia që nga luftimet e mëparshme në vitet 2014-15.
Kjo situatë dramatike në fushë betejë ka bëre që Zelensky tu bëje thirrje pë të disatë herë aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë dërgimin e armëve të rënda për t’iu përshtatur taktikave ruse në fushat e betejës. Dhe si gjithmonë Shtetet e Bashkuara janë një hap para aleatëve të tjerë në përkrahjen që japin ndaj Ukrainës. SHBA do të dërgojnë 450 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë sisteme shtesë raketash me rreze të mesme veprimi.

Paketa e fundit përfshin edhe sisteme raketash të lëvizshme, te njohura si HIMARS, dhjetëra mijëra fishekë municionesh artilerie si dhe varka patrullimi, njoftuan të enjten zyrtarët e Pentagonit. Me dërgesat e fundit, kontributi i SHBA-së për ushtrinë e Ukrainës arrin në deri më tani në 6.1 miliardë dollarë. Padyshim perkrahja e SHBA dhe Perëndimit ka qenë e pakursyer ndaj Kievit, nderkohë qe udhëtimi i gjatë i Ukrainës drejt familjes së BE-së sapo ka filluar. Statusi i saj kandidat mund të paraqesë një fitore morale, por njekohesisht dërgon një mesazh të qartë dhe me zë të lartë për Rusinë si dhe i jep një grusht planeve hegjemoniste të Vladimir Putunit në Europë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ishte “një ditë e mirë për Evropën”, ndersa Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ishte vendim historik që dërgoi “një sinjal të fortë ndaj Rusisë në kontekstin aktual gjeopolitik”. Ndonëse vlerësimet amerikane japin një imazh të zymtë mbi të ardhmen e luftës, me humbje të larta në jete njerzish dhe mjetesh ushtrake nga të dyja palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.