Protesta e 7 korrikut, Berisha shpall Frontin per Shpetimin e Shqiperise

Protesta e 7 korrikut, Berisha shpall Frontin per Shpetimin e Shqiperise

75
0
Shares

Protesta e 7 korrikut, kreu i PD, Sali Berisha shpall Frontin per Shpetimin e Shqiperise i cili do të jetë edhe organizuesi i protestave. Berisha tha se është gati ta ufhëheq po ashtu sa është gati të udhëhiqet.

“Protestat duhet të jenë të atilla që nuk do të ndalen deri në realizimin e qëllimit. Kush do të jetë kjo protestë,do të prcaktojë vetë protesta. Kjo lëvizje është një front për shpëtimin e Shqipërisë. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, tha Berisha në konferencen për shtyp.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar ndër të tjerë edhe bashkëpunimin me Ilir Metën, i cili pasi të lerë postin e Presidentit më 24 korrik ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë.

Sipas Berishës, ideja e tij është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku siç theksoi rol kryesor do të ketë Partia Demokratike.

Berisha u shpreh i hapur që frontit opozitar ti bashkohen edhe faktorë të tjerë nga shoqëria civile apo njerëz të shqyar, duke bërë që Rama të përballet me frontin për Shpëtimin e Shqipërisë.

“Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

Pjese nga deklaratat

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Pyetje: A ju dha fjalën Ilir Meta që do bashkohet me ju?

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Pyetje: Do të keni një koalicion me bashkëkryetar apo PD do ta udhëheqë

Berishës: Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY