Rama zëvëndëson dështimin në Bruksel me polemikat ordinere ndaj Bullgarisë, çfarë thotë...

Rama zëvëndëson dështimin në Bruksel me polemikat ordinere ndaj Bullgarisë, çfarë thotë ministria e Jashtme bullgare dhe sërish përgjigja e pasjellshme e Ramës

56
0
Shares

Ministria e Jashtme bullgare ka kërkuar sot që Kryeministri Edi Rama të rregullojë mënyrën e të shprehurit pas deklaratave fyese ndaj Bullgarisë gjatë samitit të djeshëm më Bruksel.

Sofja zyrtare thekson se Bullgaria ka mbështetur dhe mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa thekson se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të cënohen nga sjellja e Kryeministrit Rama.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë nga ato shtete që mbështesin përkatësinë europiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte më e vështirë se sot. Gjatë viteve nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të paprovokuara e të ashpra, fyese nga kreu i një qeverie. Një gjuhë e tillë nuk mund të justifikohet më nga mungesa e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që Kryeministri shqiptar të rregullojë mënyrën e të shprehurit, në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Më shumë se kushdo tjetër, ne insistojmë që të mbajmë një ton të mirë komunikimi. Ne kemi treguar gjithmonë respektin që kërkohet në nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, që nuk duhet cënuar nga gjykimi i gabuar i një politikani. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i sjelljes së Kryeministrit aktual shqiptar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.

Fill mëmpas ka reaguar sërish Rama duke përdorur të njëjtën gjuhë.

“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO. Miq, hiqeni veton ose më duroni mua.

Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, thotë Rama në twitter që siç duket nuk ka reflektuar fare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY