Aksidenti i rëndë në Fier, humb jetën 15 vjeçari, policia gjen autorin

Aksidenti i rëndë në Fier, humb jetën 15 vjeçari, policia gjen autorin

85
0
Shares

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në Fier kur një makinë goditi një 15 vjeçar me biçikletë. Adoleshenti ndërroi jetë pak më vonë në spital ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Policia ka arritur ta gjejë autorin dhe e ka arrestuar.

Detajet e policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY