Bordi i Transparencës në një linjë me oligopolin e naftës, ul cmimin...

Bordi i Transparencës në një linjë me oligopolin e naftës, ul cmimin vetëm 3 lekë

54
0
Shares

Bordi i Transparencës ka lëvizur sot cmimin e naftës duke e ulur atë vetëm me 3 lekë pas gati një jave që e mbajti në kufijtë 2561-2565 lekë për litër.

Edhe pse në bursa çmimi ka rënë shumë, në Shqipëri vetëm sot është vendosur që të ulet me disa qindarka çmimi i karburanteve, çmimi i ri është 258 lekë për litër.

Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%, raporton ministria e Financave. Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY