Kreu i PD, Sali Berisha pati polemika me kreun e Parlamentit Lindita Nikollen gjatë seancës së sotme plenare. Pse ju djeg denimi i gjenocidit serb ne Kosove?! Kuvendi nuk eshte dyqani yt, tha ndër të tjera Berisha.
Ndërhyrja e Berishës:
Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë.
Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.
Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi.
Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.
Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare.
Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.
Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama.
Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend.
Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?
Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/