Ish-deputetja e PD dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari vlerësoi reformat e qeverisë së kaluar të Partisë Demokratike, të cilat sollën liberalizimin e vizave dhe afruan Shqipërinë me BE-në.
“Shqiptarët dyndeshin para dyerve të ambasadave, por sot udhëtojnë të lirë, pikërisht falë këtij vendimi që Partia Demokratike bashkë me aktorë të tjerë në atë kohë, bashkë me reformat e thella që bëri me institucionet, për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ishte pikërisht prej këtyre mekanizmave të forta, prej reformave që ndërmori PD në atë kohë, për të ecur në këtë drejtim”.
Në tryezën e PD me ekspertë dhe diplomatë me temë “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, Rudina Hajdari tha se pas vitit 2013, nga vend promotor i anëtarësimit në BE, Shqipëria është shndërruar në vend që shpërndan krim dhe drogë.
“Pse e mbajta mandatin? Bojkoti i Parlamentit minonte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. E vetmja rrugë që Shqipëria ka është nëpërmjet procesit të integrimit europian. Ne kemi filluar rrugëtimin tonë si parti që në fillim duke thirrur që e duam Shqipërinë si gjithë Europa siç ishte im atë dhe shumë të tjerë këtu. Jam dakord me zotin Berisha që është ky është një mision solemn jo vetëm për PD, por për të gjithë shqiptarët që ne të vazhdojmë këtë rrugëtim. Të mos harrojmë se ajo që ndodhi në 2013 është e paprecedentë, u futën kriminelë në Parlament, u futën trafikantë droge. Kaluam nga një vend që hapi rrugët drejt BE, pas 2013 në një vend që shpërndan krimin e organizuar nga Shkodra në Elbasan, në Durrës, në çdo cep të Shqipërisë dehe për pasojë kemi një Shqipëri që është e shpopulluar. Sot po kërkon të zëvendësojë procesin e integrimit në BE, në një proces të rrezikshëm siç është Ballkani i Hapur”, tha ajo. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/