PD përkujton vizitën e Baker: 31 vite më vonë ‘liria funksionon’ vetëm...

PD përkujton vizitën e Baker: 31 vite më vonë ‘liria funksionon’ vetëm për Rama&Co

50
0
Shares

PD përkujton vizitën e Baker ndërsa kreu i FRPD, Belind Këlliçi deklaron se 31 vite më vonë ‘liria funksionon’ vetëm për Rama&Co.

Deklarata e Këlliçit:

31 vite më parë, Sekretari amerikan, James Baker, bëhej i pari zyrtar i lartë amerikan që shkelte në Shqipëri.

Vizita e tij mbetet e papërsëritshme, por mesazhi i saj jehon ende: Liria funksionon!

Liria që frymëzon Amerika, dhe theksoi sekretari, funksionoi për Shqipërinë, që njohu, në vetëm katër vjet, integrim shembullor në strukturat euroatlantike.

Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit në vitin 2006.

U anëtarësua në NATO në vitin 2009.

Mori liberalizimin e vizave në vitin 2010.

Këta hapa gjigandë drejt integrimit, të hedhur gjatë katër viteve intensivë, ndodhën për faktin se liria funksionoi.

Por liria nuk punon dot e vetme.

Këta 10 vjet të qeverisjes së Ramës, dëshmojnë se liria duhet shoqëruar me vullnet politik dhe me dashuri për Shqipërinë dhe kombin.

Janë 10 vite të qindra ekskursioneve dhe gallatave qeveritare nëpër botë, pa asnjë rezultat.

E dëshmon edhe ky 22 qershor, 31 vite pas vizitës së sekretarit Baker.

Edhe sot, në këtë datë të parë të integrimit të Shqipërisë, që shenjon përvjetorin e asaj vizite, Rama e refuzon integrimin.

Pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel, thotë se do të shkojë, por do të lexojë fjalimin që kishte gati, edhe pse nuk do të shkonte.

31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët. Por, fatkeqësisht, është liria e ikjes nga vendi. Amerika, ju që e donit këtu iu mohohet prej 10 vitesh.

Për shkak se Rama me 10 vetë, në kurriz të shqiptarëve, jetojnë ‘Eldoradon’e tyre.

Liria duhet të funksionojë për të gjithë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY