Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë.
Gruaja është ende e paidentifikuar, e gjinisë femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/