Berisha: Të thërrasim protestë të fuqishme për të mbrojtur ëndrrën europiane! Të...

Berisha: Të thërrasim protestë të fuqishme për të mbrojtur ëndrrën europiane! Të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd

58
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dënoi vendimin e Edi Ramës për të bojkotuar Samitin e Bashkimit Europian.

Vendimi i marrë nga Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama, sipas Berishës e shndërron Tiranën në Beograd të vogël.

Berisha paralajmëroi protestë të fuqishme për të mbrojtur, për të mbrojtur, siç u shpreh, vokacionin perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Çështja e vokacionit perëndimor është çështje e vokacionit për ne. Ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë, normalisht ai s’do mund të kthehej më, ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po projekton. Edhe atje po t’i jepnin azil, por do të shkonte në Beograd me siguri.

Sot është thirrja më kryesorja. Të ngrihemi dhe të përballemi, të mos dorëzojmë fatin tonë në Beograd, të mos dorëzojmë vendimmarrjen e këtij vendi në Beograd, por të qëndrojmë. Për mua nuk ka arsye më të fortë se kjo për t’u ngritur. U tejkalua çdo lloj kufiri dhe imagjinate. Unë nuk jam dakord me çiftimin që na bëjnë, por ne nuk folëm kur Maqedonia e pësoi për shkakun tonë. Maqedonia do të ishte sot anëtare po të mos vihej vetoja në çiftim. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë kurrë motiv që ne të kalojmë në anën tjetër të historisë, në anën e zezë, të kalojmë në anën serbo-ruse të saj.

Mendoj se ne duhet të thërrasim protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një fare mënyre ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur, i paashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Nuk mundet. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël, nuk mundemi ne të jemi Beogradi i vogël, ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY