7 korrik, protesta e madhe e opozitës së bashkua në Tiranë, Berisha...

7 korrik, protesta e madhe e opozitës së bashkua në Tiranë, Berisha lajmëron datën me shoqërinë civile

71
0
Shares

Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha lajmëroi sot se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës. Berisha lajmëroi protestën gjatë tryezës me Shoqërinë Civile. Berisha tha se protestat nuk ndalen më.

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi. Nuk mundet kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël. Tirana është kryeqyteti i kombit. Nuk mundet të shkatërrojmë Myzeqenë, Korçën, nën Shkodrën, fushat e Elbasanit, Kavajës, Korçë e kudo me Ballkanin e Hapur. Në një kohë kur Serbia subvencionon 80 herë më shumë se Shqipëria hektarin e tokës, pa llogaritur shpenzimet e mëdha që janë bërë në sistemimin miliarda dollarë gjatë ish-Jugosllavisë. Tani thotë të hapim doganat, të presin ato që kanë mbjellë, të presin edhe lopët e racës e të shkojnë të punojnë në Shumadi apo në Banatë. 

Ta vazhdojmë si një front këtë betejë dhe ta zgjerojmë. Do të bëjmë takime me partitë e tjera opozitare. Qytetarët duhet ta dinë se ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e tyre, të mbrojmë interesat e vendit tonë. Vetëm një shoqëri atdhetare, vetëm njëe shtet minimalisht patriotik mund të zhvillojë vendin, ndryshe vendi nuk zhvillohet, por shkatërrohet. Parimet konservatore janë faktuar parimet e lirisë dhe u japin përgjigjen më të shkëlqyer problemeve të këtij vendi sot”, u shpreh Berisha.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY