Bullgaria drejt heqjes së vetos, Rama kthen mendje për Samitin e BE,...

Bullgaria drejt heqjes së vetos, Rama kthen mendje për Samitin e BE, por ende nuk e ka konsultuar me Vuçiç

58
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mendim në lidhje me pjesëmarrjen në samitin e BE që mbahet nesër. Ai tha se ndryshoi mendim pas disa lëvizjeve në Bullgari ndërkohë që nuk dihet ende nëse do i përmbahet deklaratës për shkak se nuk e ka biseduar ende me Vuçiç. Të paktën nuk e ka deklaruar këtë gjë.

”Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, deklaron Rama këtë mesditë.

Kreu i opozitës bullgare, ish-Kryeministri Boyko Borissov ka deklaruar se do të votojnë pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe i ka bërë thirrje Kryeministri që të dërgojë në Parlament propozimin për ta votuar.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social ‘Twitter’, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili falenderon liderin e opozitës Bojko Borisov për marrjen e një vendimi për Europën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Komisioneri pret që qeveria të bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit ditën e sotme në mënyrë që Europa të ecë përpara.

 “Falënderojmë liderin e opozitës Borisov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar Varhelyi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY