Qeveria u fal ndërtuesve të kontratave publike 60 milionë euro, akt normativ...

Qeveria u fal ndërtuesve të kontratave publike 60 milionë euro, akt normativ për kompesimin e rritjes së çmimeve

82
0
Shares

Qeveria me një vëmendje të paprecedentë votoi sot për kompesimin financiar të konpanive të ndërtimit që kanë kontrata për vepra publike. Kompesimi vjen për shkak të rritjes së çmimeve. Kompesimi kap shifrën e 60 milionë eurove vetëm për vitin 2022.

Qeveria kompenson rritjen e cmimeve për bizneset ndërkohë që nuk ul taksat apo kompeson cmimet e rritura për konsumatorët shqiptarë. Për çudi sot mediat janë marrë gjithë ditën me batutat e kryeministrit por nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë vendim që miratoi sot komisioni i ekonomisë në kuvend.

Më poshtë është kronika e publikuar nga Birn që nuk publikon reklama nga qeveria dhe as merr financime nga qeveria e Tiranës.

Kronika e plotë:

Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë miratuan të martën me debate aktin normativ të qeverisë “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Në emër të qeverisë, aktin e prezantuan zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja dhe zv/ministrja e Financave, Adela Xhemali.

Gjatë prezantimit në komisionin e Ligjeve, Bejtja tha se akti normativ i shtrinte efektet nga 1 janari 2020 e në vijim dhe përcakton materialet që do të kompensohen, të tilla si hekuri, bitumi, çimentoja etj.

Bejtja shtoi se shumë kontrata ishin pezulluar apo nuk kishin nisur zbatimin për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para të ndërtimit.

“Ka kontrata që janë vendosur në kushte totale të moszbatimit të tyre dhe disa kanë dalë jashtë standardit, duke u përballur me çmime tejet të rritura dhe me vonesa për sigurimin e materialeve në treg nga lufta dhe efektet e saj në furnizim,” tha Bejtja.

Ai solli si shembull rastin e linjës 400 kË me Maqedoninë e Veriut, e cila nuk ka nisur nga puna për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve bazë.

I pyetur nga deputetët për efektin financiar në buxhet, Bejtja tha se është “mbi 6 miliardë lekë vetëm për 2022”, por nuk u vuri në dispozicion një listë me numrin e kontratave që prekeshin nga akti normativ.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë akt, që sipas tyre është kompensim për klientët preferencialë të mazhorancës në pushtet dhe një rëndesë për buxhetin e shtetit në një kohë kur shtresat në nevojë të shoqërisë nuk përfitojnë kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Po ashtu, opozita ngriti pikëpyetje dhe për mënyrën e zbatimit të aktit, që sipas tyre lë hapësirë për abuzime dhe klientelizëm.

“Ju kompensoni klientët tuaj dhe nuk keni një akt normativ për shtresat në nevojë kur shqiptarët po përballen me rritje galopante të çmimeve të shportës,” tha deputetja demokrate, Dhurata Çupi në replikë me Betjen.

Deputeti Dashnor Sula tha se kompensimi lë shteg për abuzime dhe trajtim jo të barabartë ndaj subjekteve. “Ato subjekte që kanë kryer punimet me çmime të rritura përpara hyrjes në fuqi të aktit normativ nuk do të marrin kompensim, ndërsa subjekte të tjera të cilat nuk kanë respektuar grafikun e kontratës dhe nuk kanë kryer punimet, do të kompensohen,” tha ai.

Edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ngriti pikëpyetje për zbatimin e aktit.

“Qëllimi në vetvete është pozitiv, por zbatimi i tij sa i drejtë do të jetë, sa objektiv? A do të jetë procesi abuziv?” pyeti Xhafaj.

Pavarësisht debateve, akti u miratua me votat e mazhorancës në të dy komisionet, ndërsa në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nuk u fut në diskutim dhe pse ishte në rend dite. Kryetarja e këtij komisioni, Grida Duma, e mbylli mbledhjen pa ardhur përfaqësuesit e ministrive. “Duket qartazi që akti është bërë për disa kompani,” tha ajo.

Sipas relacionit shoqërues të dorëzuar nga qeveria, “ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51% apo me financim të huaj… që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, aluminit, bakrit dhe zinkut, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ”.

Po ashtu, akti parashikon që për vonesat në zbatimin e kontratave publike si dhe vonesat në zbatimin e kontratave në kuadër të procesit të rindërtimit, që janë në proces zbatimi nga data 1 janar 2020, nuk do të konsiderohen si shkelje e kushteve kontraktore dhe nuk do të aplikohen penalitete ndaj operatorëve ekonomike.

Vlera e kompensimit dhe kompanitë që do të kompensohen do të përzgjidhen nga autoritetet kontraktore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY