“Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!”

“Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!”

56
0
Shares

Reagime të shumta në lidhje me refuzimin e Ramës për të marrë pjesë në samitin e Këshillit Evropian.

Më poshtë janë disa prej komenteve:

BUJAR LESKAJ/ Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!

❌ Kryetari i sektit gllabërues në pushtet, sot u dëshmoi edhe me vepra shqiptarëve, atë që gjithmonë Partia Demokratike, pjesë të shëndosha të shtypit shqiptar dhe shoqëria civile në Shqipëri, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e diasporës ka denoncuar: Faktin që Open Balkan, nuk është një aleancë ekonomike, por një aleancë politike pushtetarësh autokratë, të vënë në shërbim të interesave të Rusisë.

❌ Kryetari i sektit Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian në datat 23-24 në Bruksel, gjë që e paralajmëroi që dje Vuçiç.

🔴 Por me çfarë të drejte?
Me çfarë të drejte lideri ynë global luan me të ardhmen europiane të Shqipërisë e shqiptarëve?
Cilët janë partnerët strategjikë të Shqipërisë me të cilët kryetari i sektit në pushtet u konsultua për këtë vendim: Beogradi dhe Shkupi, (Moska), apo SHBA e BE?
Përse duhet të paralajmëronte Vuçiç që dje refuzimin e Shqipërisë? Pse del kreu i sektit në pushtet si zëdhënës i “Open Balkan” të shpallë vendimin? Çfarë do bëjmë pasi refuzuam Brukselin?

Me cilin vendos ti nëse ne shqiptarët duhet të paraqitemi në Evropë? Cili vendos për fatet tona? Vuçiç? Putin? Ti?

❗ Por ti nuk je zoti i shqiptarëve! Ti je fatkeqësia e Shqipërisë, je ai që tjetërsoi të ardhmen e shqiptarëve me votat e grabitura, të blera, me vullnetin e shantazhuar të shqiptarëve. Dhe masakra jote zgjedhore është vërtetuar katërcipërisht tashmë!

❗ Ti je kryetari i një sekti që qeveris me një korrupsion të skajshëm; që veç propagandë e fasadë ke dhe asnjë përpjekje për të përmirësuar jetën e qindra mijëra shqiptarëve të ndershëm, të cilët politikat e tua i varfërojnë përditë e më shumë; të cilët qëndrojnë të frikësuar e të pafuqishëm përballë narkoshtetit tënd arrogant e arbitrar.

❗ Por ti dhe të ngjashmit e tu nuk e doni Evropën dhe nuk e doni Shqipërinë në Evropë.

❗Jashtë BE ti dhe sekti yt mbijetoni e mbretëroni!
Ti po del mbi dëshirat dhe perspektivën e popullit tënd.

🔴 Duke dënuar me forcë këtë qëndrim antikombëtar e antishqiptar të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm duhet të mbrojnë perspektivën e tyre europiane e jo ëndrrën surreliane të liderit global.

 

ANDI BUSHATI/ Duhet teper guxim intelektual qe ti kerkosh hesap Kosoves se pse bojkoton mbledhjet e Open Ballkan, kur vete bojkoton samitin me BE

BELIND KËLLIÇI/

Që kur Shqipëria paska unifikuar politikën e saj të jashtme me Republikën e Serbisë, aq sa bojkotojnë samitet e Bashkimit Europian?

Ç’është ky druzhe kryeministër që thotë nuk iki unë në Bruksel se s’kam ç’bëj atje?!

Të thirret urgjentisht në interpelancë!

Është kryeministër dhe përfaqëson Shqipërinë dhe jo veten, Open Balkan dhe Aleks Sorosin!

Qeveria e Shqipërisë është vendosur e gjitha në shërbim të shpëtimit të Presidentit Vuçiç nga kritikat e BE për mbështetjen e tij të pakursyer për Rusinë dhe Putin.

Rama është një i shitur kokë e këmbë.

Nuk ka përgjegjësi BE për korrupsionin shtetëror, as për promovimin e kriminelëve në detyra të larta. Nuk ka faj BE se Rama bën sehir duke parë si hanë kokat me shpërthime dhe ekzekutime mafioze. Nuk është fajtor BE për tenderat, koncensionet, PPP, inceneratorët e gjithfarë të zezash që Rama i bën Shqipërisë. Derën ia kanë mbyllur në fytyrë. Po u japin një mesazh shqiptarëve se me këtë kryeministër, nuk ka vend për Shqipërinë në BE.

Të reagojmë menjëherë!

KLODIAN TOMORRI/

Tani qe u prishem me Europen, pritet qe pune ditesh Olta Xhacka te dorezoje aplikimin zyrtar te Shqiperise per anetaresimin ne Unionin Afrikan.

Ky ne foto do jete komisioneri i ri per zgjerimin, njekohesisht dhe raportuesi i posacem per Shqiperine, tip Varhelyi dmth.

Kurse ai mbrapa do jete pasardhesi i Xhixhi Soreces si ambasadori i Unionit ne Shqiperi.

 

MENTOR KIKIA/ Dime gje nga po shkojme?

Shqiperia refuzon te shkoje ne samitin e Brukselit per integrimin.
“E per cfare te vijme – Tha Rama- kur e dime pergjigjen?”
Deri ketu shume mire. Na e dergoni me imel pergjigjen, qe e dime, derisa Bullgaria nuk heq bllokaden ndaj Maqedonise.

Por ka nje gje me shume.

Rama thote se eshte konsultuar me Serbine dhe Maqedonine per te marre kete vendim, dhe shkruan ne emer te Ballkanit re Hapur.
Cpune ka me Serbine, ajo eshte 8 vjet para nesh ne kete proces? I ka hapur negociatat me kohe.

Ballkani i Hapur eshte karshilleku politik ndaj BE qe sna hap deren? Serbia eshte ne dere te BE-se, dhe problemi i saj eshte vete ajo, pasi paradite eshte me BE-ne e pasdite me Rusine, po ne ku shkojme?

Shqiperia mund te refuzoje te shkoje ne samit, por jo pasi u konsultua me Serbine. Nuk mund te besh plane te mos shkosh ne provim, pasi mesuesja te ka inat, me dike qe e ka kaluar me kohe provimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY