Presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për shtyp se përgjegjësia e Trashëgimisë kulturore, nuk mund të kalojë tek OJF po ngelet përgjegjësi e Shtetit.
Meta u shpreh se duhet një reflektim urgjent nga mazhoranca për një çështje të një rëndësie kaq të madhe kombëtare sic është ajo e menxhimit të Butrintit.
Pyetja: Nëse mazhoranca nuk merren parasysh ligjin që e keni kthyer për Butrintin, ju keni “plan” apo ndonjë një akt politik – juridik që mund ta ndërmerrni pas 24 korrikut?
“Qëndrimet e Presidentit Ilir Meta kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe teatrit. Relacioni është solid dhe i mirë argumentuar dhe dëshiroj që Kuvendi t’i hapë mirë sytë dhe nuk kam arsye të paragjykoj vendimmarrjen e tyre”, u shpreh fillimisht Meta.
Pyetja: Kur mazhoranca ju ka injoruar në ligjet e tjera, pse sot të bën që të mendosh ndryshe?
“Nuk kam shprehur optimizëm nga ana e mazhorancës socialiste por apeloj për një cështje kaq të një rëndësie kaq të madhe historike do të ketë një reflektim urgjent”, përfundoi Meta.
Presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzave për lobim.
Meta tha se këto janë lajme absurde si vetë personazhet teksa paralajmëroi se i gjithë sistemi do të “shkundet” duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi ai mbaton detyrën e tij si president.
Meta: Këto lajmë absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim në detyrat që ka presidenti por edhe nga angazhimet e zotit Meta duke nisur nga 25 korriku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/