Fshehën të ardhurat nga shitja e kromit, aksionerë dhe administratorë dërgohen në...

Fshehën të ardhurat nga shitja e kromit, aksionerë dhe administratorë dërgohen në gjyq

57
0
Shares

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ‘Fshehjes së të Ardhurave’ katër shtetas, administratorin dhe ish aksionerët e Shoqërisë ‘Neku’ Sh.p.k, ish aksionerët Rrahim Laçi, Rrahim Dedja, Adnand Halili.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.8822 të vitit 2021, për veprën penale tëFshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Nga veprimet  hetimore  paraprake të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka rezultuar e provuar që subjekti “Neku’’ Sh.p.k.me Nipt L01405006G, me administrator shtetasin A. K., si dhe ish aksionerët e kësaj shoqërie shtetasit: Rr. D., A. H. dhe R. L., me aktivitet Tregëtia me shumicë e mineraleve metalike dhe e metaleve, me adresë ushtrimi aktiviteti Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, kanë konsumuar elementët efigurës së veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180 të Kodit Penal.

Objekt i hetimit janë veprimtaria e subjektit Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja duke mos i deklaruar dhe shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.

Për këtë arsye nga Prokurori Bledar Valikaj janë marrë tëpandehur subjekti ekonomik dhe shtetasit e mësipërm për vepn penale “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuarnga Neni 180/3 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY