Tryeza e PD për drejtësinë, për çfarë do flitet dhe kush do...

Tryeza e PD për drejtësinë, për çfarë do flitet dhe kush do mbajë fjalë

48
0
Shares

Harta e re Gjyqësore, Ligji i Fiskalizimit dhe ndryshimet ne Ligjin për Tatimet mbi të ardhurat, do të jenë sot në ‘menunë’ e Tryezës së PD me profesionistët e drejtësisë. Në takim do të jetë Kryetari i PD, Sali Berisha.

Në orën 18.00 në Hotel Tirana zhvillohet Tryeza me specialistët e profesioneve të lira të lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me Sistemin Gjyqësor.

Në tryezë pritet të diskutojnë avokatë nga Dhomat e Avokatisë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë, Lorval Petani, Genc Gjokutaj, Ankelita Çela, Arben Lena, Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësuesve Drita Avdyli dhe Ylli Manjani Avokat, nga Dhoma e Avokatisë në Tiranë.

Organizatorja e tyezës, Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja thekson se “Objekti i takimit janë diskutime  dhe propozime  nga profesionistë të fushës mbi sfidat në Sistemin e Drejtësisë si dhe ndikimi i hartës së re gjyqësore, ligji i fiskalizimit dhe ndryshimet e ligjit   per Tatimin mbi Te Ardhurat  në profesionet e lira.

Po kështu janë të mirëpritur gjithë idetë dhe propozimet për zgjidhjen e këtij ngërçi me pasoja direkte në gjithë sektorët jetikë të vendit”, shprehet Adriana Kalaja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY