PD, tryezë kundër hartës së re gjyqësore, Adriana Kalaja: Do zgjaten pa...

PD, tryezë kundër hartës së re gjyqësore, Adriana Kalaja: Do zgjaten pa fund proceset

44
0
Shares

*Harta e re gjyqësore/ Adriana Kalaja: Do zgjaten pafund proceset gjyqësore, mbi 100 mijë dosje stok*

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD Adriana Kalaja, deklaroi në tryezën e diskutimit me avokatët të organizuar nga Partia Demokratike, se janë mbi 100 mijë dosje stok që nuk dihet kur do shqyrtohen.

Ajo theksoi se Gjykata e Apelit Tiranë po shqyrton ende dosjet e vitit 2017 ndërsa shtoi se me hartën e re gjyqësore do të kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.

“Situatë ku afatet dhe proceset gjyqësore janë shkelur, sidomos në Apel shkojnë mbi 50. Vetëm Apeli Tiranë po shqyrtohen dosjet e vitit 2017.

Pasi të hyjë ligji i hartës së re territoriale ku do mbidhen gjithë dosjet, përveç një aksesi të munguar të publikur do kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.

Do mungojë aksesi edhe i avokatit. Shumë vendime merren në dhomë këshillimi nga gjyqtarët. Nuk ka një proces të rregullt gjyqësor.”-tha Kalaja.

Më tej ajo deklaroi se sistemi i qeverisjes nuk ka një iniciativë pozitive për të zgjidhur këto probleme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY