Berisha: Drejtësia ka një satrap që të gjitha çështjet ia jep qeverisë...

Berisha: Drejtësia ka një satrap që të gjitha çështjet ia jep qeverisë kundër qytetarëve, ja kush është

58
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në tryezën e PD për drejtësinë se drejtësia shqiptare ka një ‘satrap’, në të gjitha çështjet kundër qytetarëve, i jep fitoren qeverisë.

Berisha akuzoi kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi se shfrytëzon sistemin e drejtësisë për interesa të Edi Ramës.

Mbi 80% e të gjitha çështjeve që janë në Gjykatën e Lartë, mes biznesit dhe shtetit, tha Berisha, i fiton shteti, me kryegjykatës Sokol Sadushin.

“Do ju lexoj ju vetëm një moment, çfarë ndodh sot në drejtësinë shqiptare. Drejtësia shqiptare ka një satrap dhe ky satrap quhet Sokol Sadushi. Ju mund të thoni pse e quaj unë të tillë? Në Gjykatën e Lartë, asnjë çështje nuk del për shqyrtim pa vendosur Sadushi dhe këshilltari i tij.

Së dyti, të gjitha çështjet me shtetin, administrative, i shqyrton kolegji administrativ që kryesohet po nga Sadushi. Së treti, të gjitha çështjet e doganave, të tatimeve, të naftës, kanë kryer të trupit gjykues po Sadushin e partisë.

Së katërti, 95% e çështjeve të Kolegjit Administrativ, të Kolegjit të Sadushit, bëhen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe vetëm 5% bëhen me praninë e palëve. Ky është gjykimi më jo transparent që mund të ndodhë. Mbi 80% e të gjitha çështjeve palë që është biznesi me qeverinë i fiton shteti në Gjykatën e Lartë ku kryegjykatës është Sadushi”, u shpreh Berisha.

• Berisha: Gjykata e Apelit e tëra nën sundimin e çiftit Sadushi! Rama do të ketë kontroll total në të gjitha çështjet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë tryezës së PD me avokatët, të cilët kundërshtuan hartën e re gjyqësore, se Gjykata e Apelit sundohet nga çifti Sadushi.

Sokol Sadushi, tha Berisha, kontrollon Gjykatën e Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petro, Gjykatën e Apelit.

Çifti Sadushi, tha Berisha, janë dora e zgjatur e Edi Ramës për ushtruar kontroll total në të gjitha çështjet, duke bërë që të ketë vetëm një Gjykatë në Tiranë.

“Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit, do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të të shoqes së Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin, bën komunikatat, bën dallditë. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushit. Por tani na duhet që Edi Rama të ushtrojë kontrollin total në të gjitha çështjet, duhet që të ketë vetëm një Gjykatë dhe kjo Gjykatë të jetë në Tiranë. Një eksperiment i turpshëm, të cilin e kanë bërë në vitin 1999 PS-ja dhe e zhbëri sepse ishte një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë. Këto janë qëllimet e vërteta të hartës së re të drejtësisë, një përqendrim total”, u shpreh Berisha.

Në vijim Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.”-tha Berisha.

Më tej kreu i PD tha se asnjëb pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e hskatërroi George Soros.

“Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemine drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri”, deklaroi Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY