Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nuk mund të thirret në Prokurori Gazment Bardhi për ngjarjen e Elbasanit para Taulant Ballës.
Kjo është hera e parë që Berisha ndryshon tonin ndaj Bardhit ndërkohë që ky i fundit është edhe batareja kryesore e Bashës kundër Berishës.
“Përgjegjësi kryesorë për vrasjen në Elbasan është Taulant Balla Kryetari i PD, Berisha deklaroi në përgjigje të pyetjes së një gazetari se përgjegjësi kryesorë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në fushatën elektorale është taulant Balla, i cili duhet të thirret nga SPAK. “Komenti i vetëm është që autor kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Unë në parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen. Por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Taulant Ballën, nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon SKAP-in e partisë. Sepse Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë paratë. Unë nuk jam për hetime të njëanshme. Unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund të pranoj hetimin e njëanshëm, nuk mund të jetë njëri mbi ligjin dhe tjetri mbi ligjin. Ku shkoi Alfred Shehaj? A nuk shkoi prokurori që mashtroi qytetarët në mënyrën më të paskrupullt në SPAK? Si mund t’i besohet SPAK-ut tani. Unë në parlament kam kërkuar hetimin e të dyve. Nuk mund ta mohoj që aty ka pasur umbrellë politike aty,” tha Berisha.
Në vijim Berisha tha se Alibeaj është fasadë e Ramës në reformën territoriale dhe zgjedhore.
“PD denoncon përpjekjet e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me pseudo opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E konsiderojmë këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket komisionit për investimet strategjike nuk kam asgjë kundër, por zhvillimet janë shumë shqetësuese dhe do ti ndjekim.
Ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë, do ta duartrokasim, por në rast se do të përdoren për të mbuluar afera më të mëdha siç është porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake do reagojmë në kohë”, deklaroi Berisha.
Në vijim Berisha tha se vendimi i parë i qeverisë së PD do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit një nga dy vedimet e para të PD në qeveri.
Më pas Berisha akuzoi Edi Ramën se nuk njohu gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa shtoi se “krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë. Janë 1400 qenie të pafajshme që u vranë e u dogjën vetëm e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Në këtë aspekt mohimi që ai i bën genocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe përfundon me operacionin Patkoi në 1999 është një akt akuzë shumë e rëndë për karakterin dhe ndërgjegjen kombëtare.
T’i mohosh këto është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre, por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshjet, unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje, dyshtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përvec heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/