Partia Socialiste ka hedhur poshtë për herë të dytë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike.
PS tha se nuk ka indivie për ngritjen e komisionit përmes Taulant Ballës.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si një skemë korruptive dhe shkelje të Kushtetutës.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh Alibeaj.
Ndërkaq kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se nuk ka pasur indicie për të miratuar hetim rreth agjencisë.
“Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar se kur ngrihen këto komisione. Në kërkesë mungojnë indiciet, faktet, apo grup faktet që justifikojnë ngritjen e një komisioni të tillë. Unë kam bërë një sqarim të plotë lidhur me arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese. Mendoj se opozita ka instrumentet të tjera të kontrollit parlamentar, por në kërkesë nuk ka as fakt as indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e këtij komisioni. Pa i mohuar të drejtën 35 deputetëve, e drejta e kuvendit për të hetuar nuk është e pakufizuar. Të vish dhe të kërkosh të hetosh të gjithë hapësirën e zbatimit të ligjit, nuk mund të jetë objekt i një komisioni.Për më qartë në seancën plenare të ditës së enjte, do të parashtroj të gjitha arsyetimet të refuzimit të kësaj kërkese.
Opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike me 24 maj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/