Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit Rama në Kosovë duke theksuar se ai shkon atje si misionar i Beogradit ndërkohë që ka marrë detyrën të rrëzojë qeverinë Kurti.
Komenti i Berishës:
Te dashur miq, pas Samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit, ku presidenti i sebomadhise, Aleksander Vuçiç, me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te Procesit te Berlinit, duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi.
Konkretisht, duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar, te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsekuente kunder projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuence interesat e kombit shqiptar, por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon.
Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroje vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç, te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar. sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/