Kryeministri Edi Rama viziton shtëpinë e prindërve të Presidentit Hashim Thaçi së bashku me disa prej ministrave tëdelegacionit.
Kryeministri Rama u prit nga prindërit, bashkëshortja, djali dhe familjarë të tjerë të zotit Hashim Thaçit me të cilët bisedoi mbi vizitën dhe takimin në Hagë me Presidentin Thaçi.
“Isha te Hashimi e vizitova. Mu duk mirë, shumë mirë. Ai nuk është nga ata që e tregojnë, por shumë mirë mu duk. Jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty më duket.”, iu drejtua kryeministri babait tëzotit Thaçi.
Më pas, Kryeministri Rama dhe familjarë të Zotit Thaçi shkëmbyen disa dhurata simbolike, në shenjë nderimi dhe respekti të ndërsjellë mes tyre. Rama mori nga ana e familjes së Thaçit, flamurin kombëtar kuq e zi dhe qeleshe. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/