Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një seksion të kompanisë Devolli në Kosovë, një kompani e afërt me Thaçin dhe në shënjestër të qeverisë Kurti gjatë fushatave elektorale që shënuan ardhjen e partisë së tij në pushtet.
Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të Kosovës, të pranishëm në këtë vizitë, të cilët i ftoi të shtrijnë investimet e tyre në Shqipëri Ndërsa lajmëroi që Shqipëria do të heqë të gjitha tarifat doganore për eksportet e Kosovës në Shqipëri.
“Ne jemi në një fazë të avancuar për të hequr tërësisht të gjitha tarifat doganore për të gjithë mallrat që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Janë barriera të panevojshme, impakti i tyre financiar është më pak i rëndësishëm për ne si shtet sesa lehtësia që duhet t’i krijojmë të gjithë atyre që eksportojnë drejt Shqipërisë. Janë disa tarifa, janë disa procese që e vonojnë shumë eksportin, përveçse rëndojnë financiarisht, por rëndesa financiare, sic thashë, është më pak e rëndësishme se koha që konsumohet dhe harxhohet.
Ne këtë gjë e kemi bërë me Ballkanin e Hapur dhe është e pakuptimtë që të mos e bëjmë dhe me Kosovën. Shpresoj që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë reciprokisht, ka kërkuar kohë për ta studiuar, shumë mirë ta studiojnë, por ne do ta bëjmë në të gjitha rastet dhe do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme. Kështu që, të gjitha mallrat nga Kosova do të vijnë në Shqipëri pa asnjë tarifë doganore, përveç asaj te skanimit që është një histori e vjetër dhe e pashmangshme edhe për disa vite për shkak të një koncensioni të dhënë shumë vitë më parë”, tha Rama.
Në vijim Rama tha se do të hapen korridoret e gjelbra edhe për biznesin e Kosovës ndërsa mbrojti Ballkanin e Hapur duke theksuar se eksportet serbe janë rrizir në Kosovë ndërkohë që nuk është në Ballkanin e Hapur.
“E dyta është marrja e statusit te Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Në rastin konkret, ju folët për kompanitë e dy vëllezërve, që janë këtu, por janë dhe kompani të tjera, të cilat kanë një fluks shumë të madh levizjeje në kufi dhe përdorin në menyrë intensive portin e Durrësit dhe ne duam që të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, siç e kemi me Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë.
Edhe për këtë na duhet të kemi marrëveshje. Do duhet të firmosej nesër, nuk e di për çfarë arsyeje u shty nga ana e qeverisë së Kosovës, por pavarësisht kësaj, ne na duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë.
Ju folët për portin. Ne e kemi sjellë me vetë projektin e ri të Portit të ri të Durrësit, i cili është konceptuar si një port i përbashkët pasi është një port që ose duhet të jetë port rajonal me një rëndësi të dorës së parë.
Ne, në fakt, humbasim një potencial shumë të madh, siç e kemi humbur për dekada të tëra me portin aktual të Durrësit, i cili është një port jashtë çdo standarti, e bjerr potencialin dhe e vendos Shqipërinë në një pozicion shumë të vështirë në raport me të tjerët
Natyrisht përsa i përket volumit tregtar që është qesharak, por edhe përsa i përket imazhit, një port me një ndotje të lartë, port pa asnjë kapacitet përpunues të standarteve europiane, ndërkohë që porti i ri, i cili do të ndërtohet në anën veriore të qytetit, në Porto Romano, është një projekt i hartuar prej një nga kompanitë më të mëdha të botës, kompania hollandeze, të cilët nesër do të jëne këtu për të prezantuar projektin përpara dy qeverive dhe ka një koncept të një shtrirje në të dy anët, pra porti në Durrës dhe i ashtuquajturi Porti i Thatë i Prishtinës, të lidhura me njëri-tjetrin me hekurudhë dhe me patjetër me autostradën dhe që garantojnë, ndalimin, stacionimin dhe përpunimin e mallrave njëkohësisht në të dy anët .
Dhe sigurisht që ambicia është që ky port të jetë pa diskutim porti i të gjthëve në Ballkan, se më vjen shumë për të qeshur kurdëgjoj disa që të thonë se po na del Serbia në det, ndërkohë që ne kemi interes që sa më shumë hyrje dhe dalje të kemi në detin tonë, aq më shumë ekonomi kemi, kjo është gjëja më e thjeshtë në botë dhe ekonomia, volumet tregtare, ndërveprimi i sipërmarrjeve nuk duhet dot të jenë peng as i cështejve politike, sado ato të jenë të rënda dhe as të anashkalohen për potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për të zgjidhur dhe çështje politike. Sot atje tek M-Sillosi, ne pamë një ekselencë rajonale.
Është shumë për të qeshur e për të qarë kur Ballkanin e Hapur e trajtojnë si një instrumnet qe do marrë Serbia tregun, ndërkohë që po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu, pavarësisht gjithë pengesave, pavarësisht gjithë problemeve, pavarësisht marëdhënieve.
Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu, pra nuk është çështja se Ballkani i Hapur do të bëjë ndonjë gjë tjetër,vecse do të krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë më tepër frymëmarrjen ekonomiike për të gjithë dhe secili do të marrë pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër, ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tend, pastaj të tjerët le të fitojnë pjesën e tyre, kjo nuk është dicka që ti mund ta pengosh apo nuk është dicka që duhet të jetë shqetësimi yt fare“, tha Rama. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/