Mblidhet kot komisioni i Reformës Zgjedhore, nuk ndal dot Ramën të blejë...

Mblidhet kot komisioni i Reformës Zgjedhore, nuk ndal dot Ramën të blejë dhe të negocojë votat

45
0
Shares

U mblodh sot Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të bashkëdrejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri.

Komisioni, një skemë rutinë që nuk ka prodhuar zgjedhje të lira që viti 2013, mblidhet para cdo palë zgjedhje pa qënë në gjendje të ndalojë blerjen dhe negocimin e votës nga qeveria.

“Duhet të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi për rekomandimet e ODIHR. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR.

Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate. Debatet politike tua lëmë parive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike.

Rendi i ditës: Kërkimin zyrtarisht të asistencës nga të gjithë organizmat, lejimin për t’iu drejtuar zyrtarisht organizmave, përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ekspertët do të na sjellin rekomandimet, një program pune”, deklaroi Gjiknuri.

Komisioni për Reformën Zgjedhore ka 18 deputetë, ku përfaqësohen të gjitha palët politike, përfshirë edhe partitë e vogla të opozitës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY