Vendimi I SPAK për bllokimin e publikimit të dëshmive të Dumanit, reagon...

Vendimi I SPAK për bllokimin e publikimit të dëshmive të Dumanit, reagon Berisha: Akt antikushtetues, mos e zbatoni

46
0
Shares

Ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha në lidhje me vendimin e SPAK për bllokimin e publikimit të dëshmive të Dumanit e Hoxhës, dy vrasës me pagesë, të penduar.

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes, e quan Berisha ndërsa kërkon nga gazetarët të vijojnë publikimin.

Komenti i Berishës:

Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise.

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY