Dënohen me burg ish drejtori i burgut të Lushnjës, sa u dënuan...

Dënohen me burg ish drejtori i burgut të Lushnjës, sa u dënuan edhe vartësit e tij

51
0
Shares

GJKKO dënoi sot me burg një grup zyrtarësh të IEVP në Lushnjë me akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim Flamur Shurdhi dënohet përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri Judmir Flamur Shurdhi në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Judmir Flamur Shurdhi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Krenar Islam Gozhina dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
Vuajta e dënimit të kryhet nga i pandehuri Krenar Islam Gozhina në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Krenar Islam Gozhina i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Behar Çela përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim e konvertuar me vënien në provë e të pandehurit Erjon Behar Çela për një periudhë kohe prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Erjon Behar Çela i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Miranda Xhevahir Idrizi denohet përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë e të pandehurës Miranda Xhevahir Idrizi për një periudhë kohe prej 12 (dymbëdhjetë) mujore, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Miranda Xhevahir Idrizi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Xhejsika Gëzim Kaja për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, dënimin përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burg konvertuar vënien në provë e të pandehurën Xhejsika Gëzim Kaja për një periudhë kohe prej 12 (dymbëdhjetë) mujore, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY